E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zogaj: Qeveria të mbështesë biznesmenët

Deputeti Preç Zogaj ka deklaruar mbështetjen e tij për projektligjin e debatuar seancën e djeshme parlamentare. Bashkoj zërin tim që inkurajojnë qeverinë për të vazhduar. Duke parë me sytë e mendjes një ullishte në Synej, Luz të Vogël nëse kjo do të ndodh atëherë mund të përcaktohet si një ditë e shënuar për parlamentin. Do të zbatohet ligji sepse nuk flitet për dhurata, ndaj do ti kërkojë ministrisë që të vazhdojë asistenca në të gjitha format për të mbështetur biznesmenët që konvencioni të realizohet, ka vijuar ai. Ndër të tjera gjatë fjalës, së tij Zogaj ka sjellë shembullin e Zadrimës, një vend në të cilin kërkohet të ngrihet një projekt i tillë, por më i vogël në përmasa. Në Zadrimë është projektuar diçka e ngjashme. Krijimi i një plantacioni, është një gjë e re dhe ne kemi përcjellë këtë shqetësim edhe tek ministria dhe kemi shpresë se edhe këtu do të kemi një përgjigje pozitive dhe ky koncesion është drita jeshile që parlamenti hap për raste të ngjashme, ka theksuar Zogaj. Sipas tij në Shqipëri ka shumë toka djerrë të cilat asnjë nuk i ka prekur. Zogaj e përcakton të pakuptimtë faktin e përzgjedhjes midis një njeriu mes pronarëve, duke e cilësuar spekulim të madh.

Email This Klikime: 1

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›