E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu Vrasja akt mafioz. Shteti te siguroje jeten e gjyqtareve

Një akt mafioz e goditje per sistemin e drejtesise, e ka vlerësuar nënkryetari I KLD-së, Kreshnik Spahiu vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Duke I shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, Spahiu kërkoi që çështja të trajtohet me prioritet maksimal për vënien para drejtësisë së autorëve të vrasjes. Nënkryetari i KLD-së kërkoi më tej marrjen e masave për jetën e gjyqtarëve, ndërsa theksoi se në këtë pikë shteti duhet të reflektojë.

Azhornuar së fundi ( e premte , 09 shtator 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›