E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hoxhaj vizitë zyrtare në Slloveni

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Samuel Zbogar, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj , ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Slloveni.

Gjatë takimit me Ministrin Zbogar, do të diskutohet për marrëdhëniet bilaterale, forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës si dhe avancimin e perspektivës së Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ministri Hoxhaj dhe homologu i tij Žbogar, të hënën, do të nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi midis dy vendeve.

Po ashtu gjatë kësaj vizite, Ministri Hoxhaj do të takojë edhe diplomatë dhe ambasadorë të akredituar në këtë vend si dhe personalitete të jetës politike e kulturore.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›