E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Njiheni pavarësinë e Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në ditën e dytë të samitit të 13 të Forumit Krans Montana mbajti një fjalim me temën “Kosova qeverisja globale dhe korrupsioni”, ku prezantoi të arriturat dhe sfidat e vendit tonë në integrimin, demokratizimin, anëtarësimin në organizata ndërkombëtar, sundimin e rendit e ligjit, dialogun teknik me Serbinë, ekonomisë, strategjisë antikorrupsion dhe veriut të Kosovës.

“Çështja e veriut të Kosovës mbi të gjitha është çështje e rendit dhe ligjit, e ndaljes se kontrabandës dhe trafikimit ilegal, e krimit të organizuar që funksionon në emër të një “kauze” e që mbështetet nga qarqe në Serbi”, ka thënë Kuçi.

Zëvendëskryeministri Kuçi, audiencës se përfaqësuar në nivel ministrash dhe strukturave të larta qeverisëse të shumë vendeve të botës, iu drejtua me ftesën që ato vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë, sepse pavarësia e vendit tonë është dëshmuar si faktor paqeje, stabiliteti, sigurie dhe ka ngritur nivelin e bashkëpunimit rajonal.

Në përfundim të vizitës, zëvendëskryeministri Kuçi pati takime të veçanta me personalitete të shumta, si dhe takoi bashkatdhetarë të shumtë që jetojnë në Zvicër.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›