E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hu apel Partise Komuniste kineze

Presidenti kinez në largim Hu Jintao ka hapur me fjalën e tij kongresin e 18 të partisë komuniste kineze, që do të kurorëzojë pasardhësin e tij Xi Jinping, duke paralajëmruar 2 mijë delegatët e mbledhur në sallën e madhe të popullit në sheshin Tiananmen. Ai ka deklaruar se korrupsioni endemik që ka përfshirë shoqërinë kineze rrezikon të cojë drejt dështimit partinë dhe shtetin. Nëse nuk do të përballemi me problemin në mënyrë korrekte, ka paralajëmruar Hu, mund të rezultojë fatale për partinë. Në fjalën e tij të hapjes, Hu ka thënë dhe se Kina duhet të përshtatet me ndryshimet e brendshme dhe ndërkombëtare dhe të kërkojë një model të ri zhvillimi. Duhet të synojmë shumë lart dhe të punojmë shimë për të vazhduar zhvillimin në mënyrë shkencore, duke promovuar harmoninë sociale dhe duke përmirësuar kushtet e jetesës së popullit. Hu ka fiksuar si një nga objektivat më kryesorë dyfishimin e prodhimit të brendshëm bruto të 2010-ës brenda vitit 2020. Për të arritur këtë objektiv është e domosdoshme që Kina të ruajë një rritje vjetore me një mesatare prej 7 për qind. Presidenti në largim Hu ka bërë thirrje dhe për një reformim të sistemit politik për të shtrirë dhe më tej demokracinë popullore në vend. Reforma e strukturës politike është një pjesë e rëndësishme e reformave globale të Kinës. Duhet të vazhdojmë përpjekjet tona, në mënyrë aktive dhe me shumë kujdes. Në kongresin e partisë komuniste marrin pjesë rreth 2270 delegatë. Një kongres që shënon kalimin e lidershipit nga gjenerata e katërt në të pestën, me liderin Xi Jinping në presidencë dhe Li Keciang si kryetar. Përveç këtyre dy emërimeve, kongresi duhet të shënojë dhe rinovimin total të komitetit të përhershëm, institucionit më të lartë të partisë dhe të vendit, anëtarët e të cilit kanë kaluar kufirin e moshës. Institucioni mund të reduktohet me shtatë anëtarë nga nëntë që ka aktualisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›