E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Topçinjtë 2009”, Migen Memelli i 32-ti në botë

Sulmuesi shqiptar Migen Memelli, me 22 golat e realizuar me fanellën e Tiranës në sezonin e kaluar, renditet i 32-të në botë përsa i përket numrit të golave të realizuar gjatë vitit 2009, duke qenë përfaqësuesi i vetëm i kampionatit tonë në listën prestigjioze. Statistika është e Institutit Ndërkombëtar të Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS, që ka publikuar edhe listën e golashënuesve më të mirë në top-kampionateve për vitin 2009, duke pasur në konsideratë 60 kampionate të përfunduara nga vende të ndryshme të botës. Golashënuesi më i mirë në botë është austriaku Marc Janko i Red Bull Salzburg, autor i 39 golave në 34 ndeshje, i ndjekur nga uruguajani i Atletico Madrid, Diefo Forlan me 32 gola në 33 ndeshje. Kamerunasi Samuel Eto’o, aktualisht me Interin në Itali, por që gjatë vitit 2009 u aktivizua me Barcelonën, me 30 gola në 36 ndeshje, ndan vendin e tretë së bashku edhe me kolumbianin Teofilio Gutierrez, 30 gola në 43 ndeshje. Në listën e golashënuesve më të mirë janë emra të mëdhënj si David Vija (28), Zlatan Ibrahimoviç (25 gola), Diego Milito (24) apo Lionel Mesi (23). Sulmuesi i Tiranës, Memelli, i cili aktualisht ndodhet në Rusi për tu provuar te Spartak Nalçik, ka shënuar po aq sa kolumbiani i Indipediente, Xhekson Martinez dhe argjentinasi i Apolon Lemesos në Qipro, Gaston Sangou, por këta të fundit i kanë realizuar 22 golat në harkun e 27 ndeshjeve, kurse Memelli gjatë 29 ndeshjeve. Gjithsesi, Memelli përsa i përket mesatares së shënimit të atyre që kanë realizuar po 22 gola, lë pas uruguajanin e Ajaksit, Luis Suarez (22 gola/31 ndeshje), argjentinasin e LDU de Quito, Klaudi Bieler (22 gola/33 ndeshje), argjentinasin e Realit të Madridit, Gonzalo Higuain 22 gola/34 ndeshje).

Refik Resmja “mund” Pelen

Gjithsesi, Memelli, por dhe të gjithë “këpucët e arta” shqiptare është larg rekordit të legjendës Refik Resmja. Sulmuesi i famshëm i Partizanit, me 59 golat e tij të realizuar në 23 ndeshje në kampionatin shqiptar të vitit 1951, renditet i pesti në botë ndër golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave. “Topçiu” absolut botëror i të gjitha kohërave mbetet amerikani Arçibald Mekferson Stark, i cili në sezonin 1924-1925 shënoi 67 gola në 44 ndeshje. Hungarezi Ferenc Deak mban vendin e dytë me 66 gola në 34 ndeshje (sezoni 1945-1946); anglezi Uiliam Dean (60 gola/39 ndeshje/1927-1928) dhe përpara Resmjes qëndron edhe argjentinasi Hektor Skota (60 gola/57 ndeshje, 1975). Interesant është fakti, se Refik Resmja lë emrin më të lavdishëm të futbollit botëror, vetëm “mbretin” Pele apo Edson Arantes do Nascimento, siç emri i tij i brazilianit, i cili në një sezon të vetëm, atë të vitit 158, ka shënuar 58 gola në 38 ndeshje.

22 gola
realizoi sulmuesi Migen Memelli gjatë 29 ndeshjev të sezonit të kaluar

39 gola
shënoi austriaku Marc Janko i Red Bull Salzburg gjatë 34 ndeshjeve

67 gola
ka realizuar më i mirë në botë, amerikani Arçibald Stark, 1924-1925

15 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›