E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Humabsin” dhuruesit e gjakut në Elbasan

10/05/2005  Çmimi frenon “dhuruesit”, varfëria i detyron të japin gjakun

ELBASAN - Ka ardhur në ulje numri i dhuruesve të gjakut pranë qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli” të Elbasanit. Gjatë viteve të fundit është vënë re një rënie graduale, ndërsa, sipas mjekëve, shqetësimi bëhet i mprehtë atëherë kur gjaku nuk mjafton për të përballuar nevojat e të gjithë spitalit.

Një ndër arsyet e kësaj rënie të dhuruesve apo shitësve të gjakut është çmimi i ulët i tij. Vetëm 3400 lekë për 400 gramë gjak nuk mjafton as për t’u ushqyer, shprehet një nga “dhuruesit” e qendrës spitalore në Elbasan.

Shumica e tyre në një nivel të ulët social ekonomik, varfëri ekstreme dhe një mundësi për t’u ushqyer kërkojnë të japin gjak, duke pyetur disa herë pranë qendrës nëse është i nevojshëm apo kërkohet gjak.

Një realitet i kundërt po vërehet kohët e fundit, kur numri i të ashtuquajturve dhurues ka ardhur duke rënë.

Mjeku patolog, trasfuziolog, Mikel Shahini, deklaron se, në bazë të shifrave, njerëzit që kërkojnë të japin gjak me pagesë janë pakësuar. Po kështu edhe vullnetarët janë një pjesë e papërfillshme e nevojave që ka spitali për gjak. Gjatë periudhës janar-maj është arritur të administrohen 135 qese 400 gramë me gjak nga dhuruesit me pagesë. Por numrit të madh të transfuzioneve nga aksidentet dhe operacionet e vështira është i papërballueshëm nga kjo sasi.

“Ne i jemi drejtuar familjarëve dhe dhuruesve vullnetarë për të përballuar këtë situate, por format e sensibilizimit nuk kanë dhënë efekt të madh për të shtuar numrin e dhuruesve, por me kalimin e kohës kemi patur humbje të dhuruesve të rregullt. Ndërkohë, lajmi më i fundit për rritjen e çmimit të një litri gjak do të ndryshojë edhe numrin e dhuruesve, të cilët do të kërkojnë edhe më tepër për të qenë dhurues të gjakut me pagesë”, thotë mjeku.

3400 lekë 400 gramë gjak

140 dhurues viti 2003

130 dhurues viti 2004

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›