“Vetëvrasjet në rritje, shkaqet të paqarta”

10/05/2005 Prokuroria e Korçës numëron dhe heton 11 raste të vetëflijimit
KORÇE - Gjatë këtij viti, në rajonin e Korçës, janë regjistruar 11 vetëvrasje, të cilat kanë shqetësuar opinioni qytetar të këtij rajoni. Vetëvrasjet kanë prekur të gjitha moshat, por veçanërisht bie në sy se shumë të mitur janë vetëflijuar, për arsye ende të paqarta.
Vdekje të tilla, të panjohura më parë, kanë nxitur organet e drejtësisë për të gjetur shkaqet e vërteta mbi këto vdekje mjaft tronditëse.
Kjo gjendje ka detyruar Prokurorinë e rrethit të Korçës të ndërmarrë një sërë hetimesh, për të gjetur shkaqet që kanë çuar këta qytetarë në vetëvrasje, me qëllim për t’i parandaluar ato. Shqetësimi i Prokurorisë së Korçës në lidhje me këtë fenomen është bërë i njohur nga vetë kryeprokurori i rrethit, Vangjel Tanellari, i cili është shprehur se “fenomeni i vetëvrasjeve na ka shqetësuar, pasi duket se kemi të bëjmë me një fenomen të ri, që nuk ka ekzistuar më parë”.
Sipas Tanellarit, “vetëvrasjet kanë ardhur në rritje, ndërsa shkaqet kanë mbetur ende të paqarta. Për këtë arsye, ka sqaruar ai, për secilin rast të vetëvrasjes janë ndërmarrë hetime për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes. Ne e kemi trajtuar këtë problem, tha Tanellari, kemi dërguar informacion në Prokurorinë e Përgjithshme, por, këto hetime të deritanishme nuk kanë qenë të plota”.
Ndërkohë Tanellari ka bërë të ditur se hetimet vazhdojnë për t‘i shkuar deri në fund këtij problemi. E rëndësishme mbetet për prokurorinë e Korçës gjetja e shkaqeve, çka do të sillte dhe parandalimin e vetëvrasjeve.
Deri tani është arritur në përfundimin se shkaqet janë të grupuara. Ndërkohë në deklaratën e Tanellarit nuk është sqaruar se cilat janë nga shkaqet e mundshme të vetëvrasjeve në rrethin e Korçës, sepse hetimet ende janë në proces. Megjithatë, është mjaft e dukshme se vetëvrasjet në këtë rajon kanë prekur të gjitha moshat, pavarësisht nga origjina sociale apo statusi civil.
Shqetësimit të opinionit qytetar se shumë prej vetëvrasjeve kanë patur si bazë besimin e sekteve të ndryshme fetare dhe veçanërisht atë të sektit kristian “Dëshmitarët e Jehovait”, Tanellari i është përgjigjur se deri tani nuk rezulton e vërtetë një gjë e tillë. Megjithatë, ka sqaruar ai, edhe kjo mbetet një ndër pistat e hetimeve.
Vetëvrasjet në Qarkun e Korçës
16 SHKUR 2005
Suhat Spaho, 31 vjeç, banor i fshatit Bitinckë, të rrethit Devoll gjendet i vetëvarur në shtyllën elektrike të tensionit të lartë në afërsi të fshatit Ecmmenik. Motivet mbetën të pasqaruara.
20 SHKURT 2005
Erjola Elezi, 14 vjeçe, nga fshati Velçan i Korçës, gjendet e vetëvarur pas një grindjeje me vëllanë e saj më të vogël
28 SHKURT 2005
Demir Malollari, 66 vjeç, banor i lagjes nr.17, në Korçë, gjendet i vetëvarur në banesën e tij, pasi vuante nga një depresion i thellë nervor.
2 MARS 2005
Alitrije Serjani, 44 vjeçe, nga fshati Çëravë, i rrethit Pogradec, i jep fund jetës, duke pirë një sasi të madhe barnash. Shkaku i vetëvrasjes: vuante nga çrregullime mendore
27 MARS 2005
Armand Mitre, 44 vjeç, nga Korça, vetëvritet, duke prerë me thikë damarët e duarve dhe të qafës. Shkaku për vetëvrasje ishte bërë mungesa e fëmijëve nga jeta bashkëshortore.
5 PRILL 2005
Enelejda Dajko, 14 vjeçe, nga fshati Bregas, i rrethit Korçë vetëvritet me armë gjahu
11 PRILL 2005
Rushan Kasmallari, 78 vjeç, nga fshati Oçman, i rrethit Pogradec, vetëvritet me një pistoletë tip TT në banesën e tij. Pranë trupit iu gjet një letër, ku kishte shkruar se “më është mërzitur jeta”
15 PRILL 2005
Jolanda Topi, 23 vjeçe, nga fshati Vidohovë, i rrethit Devoll tenton vetëvrasjen me armë gjahu.
23 PRILL 2005
Çlirim Hoxhalli, 54 vjeç, nga fshati Drithas, i rrethit Korçë gjendet i vetëvarur me litar në haurin e bagëtive. Hoxhalli vuante nga sëmundje mendore.
2 MAJ 2005
Festim Demko, 30 vjeç, nga fshati Panarit, i rrethit të Korçës, gjendet i vetëmbytur në rezervuarin e fshatit fill pas prishjes së fejesës me të fejuarën e tij.
3 MAJ 2005
Mirela Trungu, 31 vjeçe, nga fshati Bulgarec, i rrethit Korçë, gjendet e vetëmbytur në lumin Dunavec të këtij rrethi.
5 Maj 2005
Muhamet Hoxhallari, 47 vjeç, nga fshati Moglicë, i rrethit Korçë zhduket për ditë të tëra. Ende nuk ka asnjë informacion. Policia mendon se është vetëmbytur në lumin Devoll.