E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vidhet kisha, identifikohet 14-vjeçari

10/05/2005  Vlorë - Një kishë ortodokse pranë qytetit të Vlorës është grabitur në orët e vona të natës së kaluar, ndërsa dje në mëngjes policia rajonale tha se arrestoi autorin e dyshuar të krimit. Vjedhja me thyerje, ka ndodhur në kishë ortodokse të Palasës, rreth tetë kilometra larg qytetit të Vlorës.

Policia thotë se në këtë kishë ishin vjedhur rreth 50 mijë lekë. Drejtuesi i kishës ortodokse e ka konstatuar vjedhjen pak para se të niste mesha kishtare e së dielës. Ai ka lajmëruar policinë dhe kjo e fundit, ka arritur të gjejë disa gjurmë gishtash.

Disa kërkime të kryera gjatë natës, bënë të mundur që të identifikohej autori i dyshuar i vjedhjes. Sipas policisë, ai është 14-vjeçari A.B., me banim në fshatin Tërbaç të Vlorës. Policia thotë se po heton për të implikuar të tjerë në vjedhje, ndërsa shton se edhe dy kisha të tjera ortodokse, në rajonin jugor, janë vjedhur gjatë javës që u mbyll.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›