E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb jetën duke mbledhur kanaçe 15-vjeçari, e zunë poshtë mbeturinat që po shkarkoheshin



SHKODËR- Ngjarje e rëndë në qytetin e Shkodrës. Një i mitur ka gjetur vdekjen ndërsa ishte duke mbledhur kanaçe në vendin ku grumbullohen mbeturinat e qytetit. Fëmija është zënë poshtë nga mbeturinat që janë shkarkuar nga makina në momentin kur ai ishte duke kërkuar në to. Mësohet se fëmija ishte i moshës rreth 15 vjeç me iniciale B. U. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërriture forca të shumta policie dhe familjarë të të miturit, të cilët pasi e kanë gjetur nën mbeturina e kanë transportuar drejt spitalit të qytetit të Shkodrës, por i mituri nuk ka mundur dot të mbijetojë e për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Mesa duket fëmija nuk është vënë re që ndodhej aty nga ana e shoferit të makinës së mbeturinave, i cili ka shkarkuar mbi të sasinë e mbeturinave. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të shoferit të makinës së mbeturinave i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

5 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›