E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb jetën vëllai i tretë i familjes Mulliri, vrasësi në kërkim

Adoleshenti nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra me gjithë kujdesin e mjekëve
Policia vazhdon operacionin për ndalimin e autorit të dyshuar, i cili fshihet në Greqi
Tetëmbëdhjetëvjeçari Etlavan Mulliri, i plagosur rëndë pas sulmit me armë ditën e premte, ku humbën jetën dy vëllezërit e tij më të mëdhenj, ka gjetur vdekjen, duke mos u mbijetuar dot plagëve.
Adoleshenti ishte dërguar për mjekim në Spitalin Ushtarak të Tiranës, por me gjithë kujdesin e mjekëve, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Sipas burimeve, ai pritej t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale, pasi gjendja ende nuk ishte stabilizuar. Rreth orës 14:00 të ditës së premte, Besim Karaj ka qëlluar me armë ndaj vëllezërve Mulliri, duke vrarë në vend dy prej tyre, Taulantin dhe Xhiljonin, 23 dhe 20 vjeç. Ndërsa vëllai i tyre më i vogël ka marrë plagë të rënda, por ka arritur të mbijetojë. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë, ndërkohë që më pas është sjellë në Tiranë për një mjekim më të specializuar, ku më pas humbi jetën. Policia vazhdon operacionin për arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë, Besim Karajt, ndërkohë që janë angazhuar edhe forcat greke. Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje nënës së tre vëllezërve të vrarë që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të dy prej tyre, të zhvilluar ditën e djeshme. Ndërsa përcjellja për në banesën e fundit të 18-vjeçarit do të zhvillohet ditën e sotme.
Operacioni
Autori i dyshuar i vrasjes së tre vëllezërve në Vidohovë të Devollit arriti t’i shmangej arrestimit nga policia, duke u fshehur në zonën në kufi me Greqinë. Për t’u ardhur në ndihmë forcave të shumta të policisë shqiptare në arrestimin e 45-vjeçarit, u angazhuan edhe forca të policisë greke. Megjithatë, uniformat blu nuk arritën ta vinin atë në pranga. Dyshohet se Karaj ka kaluar në kufirin grek, në zonën e Kosturit, kjo, për shkak të afërsisë të fshatit të Vidohovës me Greqinë, duke qenë se është zonë kufitare. Ai ka arritur që t’i shmanget arrestimit, duke shfrytëzuar zonën, të cilën duket se e njeh mirë. Në operacionin për ndalimin e 45-vjeçarit janë angazhuar edhe forcat RENEA. Janë shpërndarë foto të të kërkuarit në të gjithë zonën. Karaj njihet edhe më parë nga policia e zonës, pasi ai ka precedentë të tjerë penalë.
Ngjarja
Rreth orës 14:00 të ditës së premte, një person ka qëlluar me breshëri ndaj tre vëllezërve Mulliri, në një nga rrugët e fshatit Vidohovë të rrethit të Devollit. Më pas, ai ka filluar të qëllojë në ajër, duke ngjallur frikë tek banorët e zonës. Autori i krimit është larguar më pas nga fshati Vidohovë, duke u drejtuar për në kufirin grek. Sipas burimeve nga policia, në fillim u dyshua për një hakmarrje, pasi nëna e tre djemve të sulmuar kishte vrarë një fëmijë vetëm nëntë vjeç dhe e kishte hedhur më pas në pus. Por më pas, sipas policisë, ngjarja kishte ndodhur nga xhelozia. Njëri prej tre vëllezërve të vrarë kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me gruan e autorit të krimit, nga e cila ajo kishte ngelur shtatzënë. Dyshohet se është pikërisht kjo arsyeja që ka çuar autorin e krimit drejt vrasjes së tre vëllezërve.

Box
E ëma e viktimave, e dënuar për vrasjen e një 8-vjeçari

E ëma e viktimave, Liljana Mulliri, është shpallur fajtore nga gjykata shqiptare me akuzën e vrasjes së një fëmije vetëm 8-vjeçar. Për të fshehur më pas gjurmët e krimit, ajo e copëtoi të miturin Alberto Xhihani, duke e hedhur në një pus. Ngjarja e rëndë dihej edhe nga ish-i dashuri i saj, që ishte edhe xhaxhai i fëmijës, i cili u dënua për moskallëzim krim

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›