Tropojë, atentati 4 kile tritol makinës
13/01/2005
Ekspertiza arrin në konkluzion se makina që u hodh në erë me 2 janar në Tropojë ka pasur mbi 4 kile tritol. Zbardhet enigma e vdekjes së dy të rinjve dhe plagosjes së dy të tjerëve. Arben Kuca dhe Edmond Gjyryçi, përkatësisht 22 dhe 23 vjeç nga Tropoja, janë dy të rinjtë që kanë gjetur vdekjen nga shpërthimi i makinës. Policia pohon se të rinjtë kanë qenë një periudhë kohe në Gjermani dhe janë kthyer para pak kohe në vendlindje. Ndërsa tre të plagosurit janë dërguar në spital. Bajram Gjonpali afër të 35-ave është dëmtuar në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën. Mes të dëmtuarve ka qenë dhe një fëmijë 12 vjeç A.M., që është plagosur në kokë dhe në dorë, por pas mjekimit ka dalë nga spitali. Agron Kuçana ka marrë plagë në kokë dhe në këmbë dhe është mjekuar në spitalin e qytetit pa rrezik për jetën. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 16 e 30 të së dielës së 2 janarit 2005, në Bajram Curri ku një makine tip "Volksvagen" ka shpërthyer, ndërsa ishte në ecje në afërsi të hotel “Kosova”. Mjeti ka fluturuar në lartësi të madhe, duke lënë të vdekur dy të rinjtë, Arben Kuca dhe Edmond Gjyryçi, që ndodheshin brenda. Tmerri nuk ka përfunduar me kaq. Bajram Gjonpali, A.Mulgeci dhe Agron Kuçana, kalimtarë të rastit, janë plagosur dhe kanë përfunduar në spitalin e qytetit.