Malazezi, "legalizuesi" i fals i banesave
13/01/2005 Policia e Tiranës vë në pranga një superfalsifikator. Fatmir Stankoviç me origjinë malazeze, u arrestua dje në mesditë nga inspektorët e SAEF-it pas një gjurmimi disamujor. Në "studion" e tij u gjetën 80 vula të institucioneve të ndryshme, mjaft të rëndësishme.
Arrestimi
Fatmir Stankoviç banonte në një pallat shumëkatësh prapa kishës katolike, por studion e punës e kishte pak metra më tej, në rrugën e Kavajës. Në të ashtuquajturën "administratë paralele". Një vilë e vjetër dykatëshe, ngjitur me institucionin fetar strehonte falsifikatorin prej disa vjetësh. Burime zyrtare nga zyra e antikrimit ekonomiko-financiar bëjnë të ditur se Stankoviç kishte jetuar më parë në shtëpinë e vjetër, në një dhomë të vetme. Vite më pas, kur zanati i falsifikatorit i kishte lejuar të blente jë banesë për të qenë, dhomëza kishte nisur të shërbente si zyrë ku priste klientët. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se 37-vjeçari kishte nisur të ushtronte këtë profesion vite më parë dhe nuk kishte rënë asnjëherë në duart e policisë. Duke qenë se vendi i punës, gjendej pak metra rrugës së ambasadave, ku ka myshterinj të shumtë, Fatmir Stankoviç nuk kishte të ankuar, pasi fitimet ditore, sipas agjentëve të antikrimit, kalonin shuma marramendëse. Muaj më parë, pas një sinjali të mbërritur në SAEF, inspektorët nisën mbikqyrjen e "funksionarit2 shumëvulësh. Të parët që e tradhëtuan ishin fqinjët. Por pa dijeninë e tyre. Efektivat blu iu paraqitën komshnjve si klientë, që kërkonin banesën e falsifikatorit. Ata ua treguan pa e bërë të gjatë, ndaj antikrimasit nuk u munduan të kërkonin më tej. Një grackë e thjeshtë për një vulë dhe Stankoviç ra brenda. Ai nuk e merrte me med, se ditën e djeshme, do të shoqërohej nga shtëpia për në studio nga oficerët e antikrimit ekonomik. Ato pak metra që e ndanin nga ndërtesa ku falsifikonte, i bëri me 4 nga inspektorët që e gjurmonin prej muajsh. Nuk mundi të thoshte tjetër veçse të pohonte se ishte një superfalsifikator.
"Funksioni"
Për habinë e bluve, Fatmir Stankoviç ishte më i specializuar në fushën e tij, sesa hamendësohej. Burimet saktësojnë se me të hapur derën e studios, para tyre u shfaq një arsenal i tërë vulash e dokumentash të falsifikuar. 37-vjeçari u rrëfente inspektorëve pas çdo evidentimi, se sa ishin shifrat me të cilat këmbente një vulë apo një tjetër. Në morinë e 80 vulave, u gjetën dhe disa të vjetra, ndër to, ajo e komunës së Kamzës, e pasurive të paluajtshme e ndonjë tjetër. "Aktualisht, me vërtetime të vulosura nga këto, unë nxjerr më shumë fitime. Duke qenë se ka nisur procesi i legalizimeve, shumë hallexhinj vijnë tek unë dhe më kërkojnë vërtetime të shtëpive apo të tokave të blera vite më parë, kur Kamza ishte komunë. Apo, të komisionit të kthimit të pronave e atij të pasurive të paluejtshme", mësohte të ketë deklaruar Stankoviç për oficerët e policisë gjyqësore që e morën në pyetje pas arrestimit.
"Institucionet"
Drejtoria e policisë së Tiranës, 6 komisariatetet e saj, hipoteka, përmbarimi, bashkia e kryeqytetit, e Sarandës dhe një numër i madh dikasteresh të rëndësishme, dublohehsin në jo pak raste nga "Stankoviçi" i rrugës së Kavajës. Si të mos mjaftonin këto vula, falsifikatori malazez kishte marrë përsipër të bëhej dhe drejtor i drejtorisë arsimore e rektor. Në studio iu gjetën dhe vula të dekanit e sekretarisë së fakultetit ekonomik, inxhinierisë mekanike e elektrike. Ndrëkaq, u sekuestruan dhe të tjera të të gjithë gjimnazeve të kryeqytetit. Në arsenalin e vulave, u kapën dhe vula të individëve të ndryshëm administratës shtetërore apo të qarkut të Tiranës.
Pengjet
Zemërgjerësia e Stankoviçit me klientët dukej se kalonte parashikimet. Ai punonte në disa raste dhe pa marrë para. Drogë dhe fishekë, kanë qenë mallat e jastëöligjshëm që janë gjetur në banesën e falsifikatorit. Këto ai ka pranuar se ua ka mbajtur myshterinjve si garanci derisa ata të sillnin pagesën për vulën që kishin marrë në zyrën e malzezit. Dje janë sekuestruar në banesën e tij 1. 9 gramë heroinë dhe 100 fishekë, pjesë e detyrimeve që i kishin borxhlinjtë Fatmirit.
Disa nga vulat
vula e drejtorisë së policisë
e 6 komisariateve të Tiranës
e prefekturës dhe qarkut
e bashkisë së Tiranës dhe Sarandrës
e gjendjeve civile
e të gjithë gjimnazeve të kryeqytetit
e fakultetit ekonomik, inxhinieri elektrikle dhe mekanike
e hipotekës dhe përmbarimit
-vula e komunës së Kamzës
-e rregjistrimit të pasurive të paluejtshme
-e zyrës për rrefugjatët
Prova materiale
80 vula të institucioneve të ndryshme
100 fishekë automatiku
1,9 gramë heroinë
Pasaporta e falsifikatorit
Emri :Fatmir
Mbiemri:Stankoviç
Datëlindja:1968
Gjendja civile:i martuar
Statusi penal:i padënuar
Ylli Brahimaj është akuzuar për falsifikim dokumentesh.
Efektivat e policisë kanë gjetur në shtëpinë e tij dokumente të falsifikuara me vulat e Arkivës së Shtetit, shoqërisë së sigurimeve INSIG dhe Ministrisë së Ndërtimit si dhe 12 viza Shengen, italiane, franceze, gjermane, karta identiteti dhe leje qëndrimi italiane, si dhe disa pasaporta të falsifikuara shqiptare, greke dhe maqedonase, që janë sekuestruar.
Agim Saliu falsifikonte prej muajsh dokumente zyrtare, që përdoreshin për viza punësimi në Greqi, e megjithatë nuk ishte vënë në pranga nga policia. Agim Saliu u arrestua nga inspektorët e antikrimit ekonomiko-financiar muaj më parë. Sipas Drejtorisë së Qarkut të Tiranës, 32-vjeçari nga Peqini dhe banor i Korçës, kishte konsumuar veprën e parashikuar nga neni 182/2 i Kodit Penal.
Përparim Elezi vuri në përdorim karta të kompanisë celulare Vodafone. Për pasojë është prangosur nga policia. Inspektorët e antikrimit ekonomiko-financiar e arrestuan në flagrancë teksa mundohej të aktivizonte kartat e rreme.
Fatmir Rushiti, drejtor policie, drejtor doganash, shef i tatimeve, rektor universiteti, konsull i trupit diplomatik, fol çfarë të duash dhe Fatmir Rushiti të vendos vulën. Ky ka qenë suksesi i operacionit të njësisë së antikrimit të policisë së Tiranës pak kohë më parë, duke dërguar në qeli njeriun që posedonte 20 vula.
Besnik Ibrahimi. Pas denoncimit të depozituar nga bashkëshortja e falsifikatorit, inspektorët e policisë ushtruan kontroll në banesë dhe vunë në pranga Besnik Ibrahimin. Pas kontrollit u sekuestruan 4 pasaporta dhe 15 certifikata të shtetasve të ndryshëm.
Alfred Shkurti, ish-zyrtar i lartë i Prefekturës Tiranë, u arrestua dhe më pas u lirua, pasi kishte hedhur në treg 300 certifikata të sigurisë së lartë.