Humb patenta e ambasadorit jugusllav

06/05/2005 Cafo Kapitanoviç, denoncon humbjen e lejes së qarkullimit në Komisariatin numër 1
TIRANË- Ambasadorit të Serbisë e Malit të Zi, të akredituar në Tiranë, i ka humbur leja e qarkullimit e makinës së tij. Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, nëpërmjet një punonjësi të kësaj ambasade, është regjistruar në ambientet e brendshme të Komisariatit numër 1, denoncimi për humbjen e lejes së qarkullimit. Lajmi bëhet i ditur për gazetën "Metropol" nga burime të Komisariatit numër 1, të cilat thanë se, tashmë kanë filluar të gjitha procedurat për pajisjen e tij me një patentë të re. Ambasadori i Serbisë dhe Malit të Zi, i akredituar në Tiranë, Cafo Kapitanoviç, me origjinë shqiptare, nëpërmjet punonjësit, ka shprehur shqetësimin e menjëhershëm, që në momentin e parë kur konstatoi se nuk e kishte më lejen e tij të qarkullimit, ndërsa u ka bërë kërkesë autoriteteve të komisariatit për t’i pajisur sa më shpejt me një të re, me qëllim respektimin e të gjitha rregullave të vendit tonë, për një qarkullim normal në rrugët e metropolit e të qyteteve të tjera.
Denoncimi
Burimet e Komisariatit numër 1 nuk bëjnë të ditur tipin dhe targat e mjetit të ambasadorit, të cilit tashmë i mungon leja e qarkullimit, për shkak se brenda ditës së sotme, pajisja e tij me një patentë të re do të ketë përfunduar. Gjithashtu burimet policore nuk përmendin detaje të denoncimit për humbjen e lejes së qarkullimit, vendin, kohën dhe rrethanat e tjera. Ndërkaq, janë vënë në dijeni rreth mëngjesit të djeshëm edhe autoritetet e Komisariatit të Policisë Rrugore, të cilat kanë filluar procedurat për ta zgjidhur sa më shpejt këtë situatë.
Ambasadori
Cafo Kapitanoviç është ambasadori i Serbisë e Malit të Zi, prej disa vitesh, në Tiranë. Nga aktivitetet e tij politike më të rëndësishme në Tiranë përmendet takimi me ish-zëvendëskryeministrin dhe ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta, në vitin 2002, ku paraqiti propozimin e ri për lehtësimin e procedurës së dhënies së vizave për një kategori të caktuar personash nga fusha e biznesit, arsimit, artit e kulturës, si dhe përfundimi i marrëveshjes për ekuivalentimin e diplomave universitare midis dy vendeve. Gjithashtu, ai është pritur në të njëjtin vit nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, në Pallatin e Brigadave, ku u dorëzuan letrat kredenciale.