E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tri firma italiane organizuan kongresin

06/05/2005  Për organizimin e Kongresit të Partisë Socialiste është lidhur një kontratë me tre firma të njohura në Itali. Burimet thanë se Fidancia, Marsona dhe Mediarea, kanë përpiluar skenarin dhe organizimin. Për këtë është bërë e ditur se firma pulieze Fidancia ka përzgjedhur fishekzjarret që janë hedhur në përfundim të Kongresit të Partisë Socialiste. Ashtu si dhe ishte parashikuar, fishekzjarret kanë qenë nga përmasat më të mëdha, duke ndryshuar atmosferën në kryeqytet. Në lidhje me shpenzimet është bërë e ditur se PS ka shpenzuar rreth 150 mijë euro, për organizimin e punimeve të kongresit. Megjithatë, sekretarja për Marrdhëniet me Publikun në një konferencë të dhënë për shtypin ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke deklaruar se deri më tani janë shpenzuar 50 mijë euro. Gjithsesi detajet e tjera do të zbardhen në një dokument zyrtar të Partisë Socialiste. Kongresi i PS-së, i kishte ndarë punimet në dy pjesë. Paradite janë miratuar ndryshimet në statut si dhe janë konfirmuar kandidatët për deputetë. Ndërsa në seancën e mbasdites, kanë përshëndetur kongresin anëtarë të PS-së përfaqësues të partive të majta evropiane si dhe drejtuesit më të lartë të selisë rozë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›