Sterka dhe Doshi përjashtohen nga konkurrimi në Shkodër
06/05/2005 Miratohen 98 emra për kandidatë
Kongresi i Partisë Socialiste ka miratuar dje 98 emrat për kandidatë në zgjedhjet parlamentare të kësaj vere. Burimet kanë bërë të ditur se përfundimisht, Paulin Sterka dhe Ton Doshi nuk do të jenë konkurrentë të Partisë Socialiste. Për zonat ku ishte parashikuar që këta emra të kandidonin, do të merret një tjetër vendim ditën e hënë, kur do të zhvillohet mbledhja e radhës e Kryesisë. Gjithashtu rreth 600 delegatë të Partisë Socialiste kanë miratuar programin elektoral të kësaj partie, ku janë vendosur dhe prioritetet që do të ketë PS-ja në rast se do të jetë në pushtet për katër vitet e ardhshme. Kështu, veç integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, shkollat, shëndetësia, bujqësia dhe energjetika do të jenë pikat kyçe ku do të investohet. Por, pas nuk do të mbetet rritja ekonomike dhe shteti i së drejtës. Kryeministri Nano është shprehur se në katër vitet e ardhshme nuk do të ketë paga nën 130 dollarë. Ndërsa reformat në drejtësi do të sjellin më shumë garanci për qytetarët dhe për zhvillimin e vendit. Ndryshe nga më parë, në mbledhjen e kongresit të socialistëve nuk ka pasur debate apo çështje të tjera. Madje, seanca e parë e takimit, ku u miratuan kandidaturat dhe platforma elektorale, ka zgjatur vetëm një orë.