E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryetari do të zgjidhet vetëm me një anëtar, një votë

06/05/2005  Platforma Rama integrohet në statut

Kongresi i PS-së ka miratuar dje ndryshimet në statutin e partisë, duke pranuar të tetë pikat e platformës Rama. Përfundimisht, me këtë vendim është institucionalizuar mendimi ndryshe në PS-së, në formën e platformave integruese, të votuara nga elektorati.

Platforma integruese do të cilësohet ajo që merr jo më pak se 20 për qind të votave të anëtarësisë. Forumet e PS-së do të ndërtohen në bazë të këtij kriteri. Një tjetër nen i shtuar është dhe parashikimi që "Kongresi miraton platformën përfundimtare si një sintezë e platformës fituese me platformat e tjera të votuara". Ndërsa një rëndësi e veçantë i është dhënë dhe procesit të miratimit të kryetarit të Partisë Socialiste.

Në statut thuhet se "kryetari i PS-së zgjidhet drejtpërsëdrejti nga anëtarësia, mbi bazë të parimit "një anëtar, një votë". Ndërsa kandidatët për kryetar të PS-së zgjidhen duke i paraqitur përfaqësisë së Kongresit 300 firma anëtarësh, që militojnë në parti prej më shumë se një legjislature. Sipas platformës Rama, një e treta e forumeve drejtuese të PS-së të përbëhet nga gratë. Kjo tashmë është vendosur në mënyrë taksative. Kurse krijimi i forumit politik i PS-së, si një organ konsultativ i qeverisë, grupit parlamentar, KPD-së dhe Kryesisë së PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›