Muça: Myslimanët e Fierit s’e kanë parë dritën e Lindjes

06/05/2005 Kreu i Komunitetit Mysliman deklaron se po cënohet rëndë harmonia fetare në vend
TIRANË- Komuniteti Mysliman kritikon mediat elektronike dhe të shkruara për shfrytëzimin e festës së Pashkëve për të përhapur panik mbi vdekjen e dy të rinjve në Fier. Nëpërmjet një letre të hapur, kreu i myslimanëve, Selim Muça, ka bërë thirrje për sensibilizim të popullatës rreth harmonisë që karakterizon prej shekujsh këtë fe. "Rasti më i fundit që na shton bindjen se vlera e harmonisë fetare është cënuar rëndë, është rasti i vrasjes së dy personave me tritol në shtëpinë e tyre. Shumë media shfrytëzuan ditën e Pashkëve Ortodokse, për të përhapur panik mjaft të madh në Fier, por edhe në të gjithë Shqipërinë, se kishat janë të rrezikuara nga myslimanët. Myslimanët e Shqipërisë historikisht kanë qenë dhe janë pjesëtarë të ndarjes sw gwzimeve dhe hidhwrimeve me besimitarwt e krishterë. Kjo përpjekje, që njerëz të zakonshëm të etiketohen si hoxha i fshatit, apo njerëz që se kanë parë një ditë hapësirën e vendeve të lindjes për studime apo diçka tjetër, t’i bashkangjiten personave që vdiqën, vetëm e vetëm që t’i bëhet sa më i besueshëm trillimi janë të pavenda, por edhe në dëm të interesave të kombit tonë dhe të besimtarëve myslimanë, pjesa më vitale e këtij kombi", thuhet në brendësi të kësaj letre.
Ngjarja
Pas shpërthimit të “bombës” me celular në shtëpinë e Pëllumb Reshlanit në Baltëz të Fierit, disa ditë më parë, policia, Prokuroria dhe SHISH, u ingranuan menjëherë në sqarimin e kësaj ngjarje. Kjo për vetë faktin se të dy viktimat, Pëllumb Reshlani dhe shoku i tij Armando Duraj, ishin besimtarë myslimanë. Fillimisht u dyshua për një akt të mundshëm terrorist dhe u morën masa për ruajtjen e kishës së Shën Gjergjit në Fier dhe atyre ortodokse në Tiranë. Por ditët e fundit, Prokuroria ka arritur të sigurojë informacione dhe dëshmi, se gjithçka që dy të rinjtë kishin pasur si qëllim krijimin e një bombe me celular dhe si objektiv i eksplozivit, dyshohet të ketë qenë ortaku në biznes i Reshlanit. Lajmi është bërë i ditur për gazetën “Metropol” nga burime të policisë e prokurorisë së Fierit, të cilat sqaruan se pas zyrtarizimit të kësaj piste, Krimet e Rënda u kanë kaluar për kompetencë hetimin e kësaj çështje. Burimet pohuan se dyshohet që Reshlani të jetë konfliktuar me ortakun e tij të dyqanit të riparimit të celularëve në qytetin e Fierit. Duket se ai ka dashur ta shkëpusë nga biznesi ortakun e tij, pohojnë burimet. Dhe këtë, me qëllim që të punësonte aty vëllanë e tij. Burimet pohojnë se konflikti është ashpërsuar dhe Reshlani dyshohet të ketë zgjedhur kërcënimin me anë të bombës me celular ndaj ortakut të tij. Por bomba që dyshohet se po e prodhonte kundër ortakut, i ka plasur në duar duke i marrë jetën, theksojnë burimet e policisë fierake.