E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbasin kontrollin, vdesin dy shoferë

Dy aksidente me pasojë vdekjen e dy personave kanë ndodhur dje në rrugët e Vlorës. Njëri nga aksidentet ka ndodhur në rrugët rurale që lidhin fshatrat e rrethit të Vlorës, ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhur në aksin kombëtar Vlorë-Sarandë, në zonën e Llogorasë. Aksidenti i parë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në rrugën që lidh fshatrat Drashovicë dhe Peshkëpi, pikër-isht në vendin e quajtur Fusha e Drashovicës. Automjeti tip "Skoda" me targa të huaja ka dalë nga rruga dhe është përplasur në disa gurë. Për pasojë ka gjetur vdekjen 41-vjeçari Myrdar Cakuli, me banim në fshatin Vajzë të Vlorës, i cili lëvizte i vetëm me mjetin e tij. Ekspertët e policisë, të cilët shkuan në vendngjarje, arritën në konkluzionin se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjetit dhe devijimi i menjëhershëm i timonit për shkak të rrugës së keqe. Aksidenti tjetër i rëndë ndodhi pas mesditës në zbritje të Llogorasë në dre-jtimin Vlorë-Himarë. Një makinë tip "Hyndai" me targa greke ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka gjetur vdekjen Arjan Qesko, 45 vjeç. Qesko, i cili ishte drejtues i mjetit, ka humbur kontrollin e mjetit që është rrokullisur disa metra poshtë rrugës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›