E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina bie në lumë, pesë të plagosur

Pesë persona të cilët udhëtonin në një autoveturë janë plagosur rëndë kur makina e tyre ka rënë në lumë. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në rrugën që lidh fshatrat Sheqeras dhe Libonik të Korçës. Fatmirësisht aksidenti nuk ka shkaktuar viktima, ndërsa për shkak të nivelit të ulët të ujit në lumin Devoll, të dëmtuarit kanë mundur të shpëtojnë e të nxirren nga mjeti edhe pse me plagë të rënda. Policia raporton se të plagosurit janë të gjithë të afërm me njëri-tjetrin dhe po udhëtonin për në Voskopojë. Sipas ekspertëve të policisë rrugore, shkak për këtë aksident është bërë vetë drejtuesi i mjetit, Eduart Isai. Ai e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes në rrugë dhe ka hum-bur kontrollin. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në spitalin e Korçës, ku pas ndihmës mjekësore kanë dalë nga gjendja e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›