Video-konferencë nga Holanda për çështjen "Remzi Hoxha"
Avdyl Loshaj, i mbijetuari nga torturat e SHIK-ut në vitin 1995, dhe i rrëmbyer bashkë me Remzi Hoxhën e Ziso Kristopulin, nuk pranon të dëshmojë para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj katër ish-shikasve. Dëshmitari kryesor i akuzës në procesin "Hoxha", i cili banon në Holandë, do të dëshmojë me anë të një video-konference. Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorit të çështjes, Xhevat Hana, që video-konferenca të zhvillohet ndërsa pritet konfirmimi se në çfarë vendi do të realizohet. Është hedhur ideja që regjistrimet të realizohen në Ambasadën shqiptare në Amsterdam, gjithsesi gjithçka është në letër dhe do të duhet ndihma e diplomacisë. Telekronisti që u arratis nga baza e Shërbimit Informativ Kombëtar në Vain të Lezhës ka dërguar disa javë më parë një letër në adresë të gjykatës dhe prokurorisë, në të cilën tregon se në Shqipëri nuk ndihet i sigurt për jetën, pasi është ndjekur dhe persekutuar për disa vite. "Në Shqipëri më kanë marrë me forcë, më kanë rrëmbyer dhe më pas më kanë dërguar në një kamp. Më pas më kanë keqtrajtuar deri në gradën e fundit. Për arsyet e mësipërme nuk mund të vij në Shqipëri, pasi nuk më sigurohet jeta. Njerëz të SHIK-ut më kanë ndjekur për disa vjet", shkruante Avdyl Loshaj, ndërsa ftonte prokurorinë dhe gjykatën shqiptare, që kanë hapur një proces gjyqësor ndaj personave që e kanë rrëmbyer, të vijnë në Holandë, ku është rezident prej disa vitesh, pas arratisjes nga kampi i SHIK-ut. Propozimi i Loshajt vijonte se dëshmia mund të realizohet në Ambasadën shqiptare në Holandë, tek oficeri i policisë, i cili është pika e kontaktit midis policisë holandeze dhe asaj shqiptare.
"Si më rrëmbyen"
Avdyl Loshaj, i mbijetuari pas rrëmbimit të SHIK-ut, do të jetë prova kryesore që do të hedhë dritë mbi mënyrën e torturës me pasoja të biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, 13 e ca vjet më parë. Sipas burimeve nga akuza, Loshaj do të jetë një nga dëshmitarët e organit të akuzës në seancat gjyqësore ndaj katër ish-drejtuesve të SHIK-ut. Hetues të çështjes thanë se Loshaj ka pohuar paraprakisht se është arrestuar në muajin tetor 1995 në Qytetin Studenti, afër Godinës 24. Ai ka pohuar se kanë qenë tropojanë ata që kanë ushtruar tortura ndaj tij. "Ka qenë edhe një person grek. Çfarë ka bërë ai në trupin tim, vetëm kur të vijë dita ndonjëherë që të dal edhe unë para gjyqit mund ta faktoj...", paralajmëronte i mbijetuari i torturave të SHIK-ut. Ai ka dëshmuar se ka firmosur nën dhunën e agjentëve të Shërbimit Informativ disa deklarata të shkruara, të parapërgatitura nga ata. "Bëhej fjalë për atentate ndaj Zef Brozit, kryetarit të Gjykatës së Kasacionit; Prelë Martinit, kryetarit të Gjykatës së Apelit, gjoja se i kishim organizuar ne. Thuhej se kisha bashkëpunuar me Remzi Hoxhën për atentatin e Gligorvit në Maqedoni", ka rrëfyer Loshaj.
"Dëgjova Remziun"
Loshaj ka deklaruar gjithashtu se gjatë torturave në qendrën e SHIK-ut në Vain të Lezhës ka dëgjuar britmat e Remzi Hoxhës. "Këto britma unë i kam dëgjuar në një vend diku, ku ka qenë edhe një shërbëtore. Shërbëtorja fliste në një dialekt shkodran. Nuk e di se në ç‘vend kam qenë, pasi më vendosën në kokë një thes të zi gjatë udhëtimit që kam bërë", shton ai. Loshaj deklaron se u ka ikur agjentëve pas hedhjes nga tre kate, për të shpëtuar nga torturat çnjerëzore që i bënin. "I kisha këmbët e lidhura. Më rrihnin me shkopinj gome, aq sa s‘mundja të ndalja urinën. Dikur njëri prej tyre, ai greku, ai që fliste greqisht, i tha tjetrit ‘hiqma këtë qelbësirë prej këtu, dërgoje në WC. Në WC isha pa të mbathura dhe aty pashë një dritare të vogël. E mbylla derën dhe kam parë poshtë. Desha të hidhesha me kokë, për të vrarë veten. Nxora trupin jashtë dritares dhe më kapën nga bluza. Ajo u shqye dhe kam rënë në tokë me këmbë", përfundoi i rrëmbyeri.