Lushnjë, dy të vdekur në dy aksidente
Dy aksidente të rënda kanë ndodhur brenda pak orësh në autostradën Fier-Rrogozhinë. Për pasojë dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur rëndë. Sipas policisë rrugore, në të dyja rastet ka pasur tejkalim të shpejtësisë së lejuar të mjeteve, ndërkohë që ka ndikuar edhe mungesa e sinjalistikës rrugore. Aksidenti i parë ka ndodhur pak minuta para mesnatës së të enjtes. Automjeti me targa të Tiranës TR0528F i tipit "Mercedes Benz" ka qenë duke udhëtuar nga Fieri për në drejtim të Tiranës. Në afërsi të kryqëzimit të njohur si kryqëzimi i Savrës, vetëm dy kilometra larg nga qyteti i Lushnjës, automjeti që drejtohej nga 43-vjeçari Gjergji Prenga ka dalë nga rruga dhe është përplasur me betonin e bordurave, duke përfunduar më pas në një kanal. Në makinën e aksidentuar gjendeshin dhe dy persona të tjerë, pasagjerë. Ata janë Fatmir Deda dhe Luigj Kola, të dy 40-vjeçarë dhe banorë të Tiranës. Aksidenti ka qenë fatal për shoferin Prenga, ndërsa dy pasagjerët janë plagosur rëndë. Disa shoferë që udhëtonin në atë orë në autostradën Lushnjë-Fier kanë ndaluar për t‘u dhënë ndihmë të aksidentuarve, por mësohet se ndihma ka qenë e panevojshme për shoferin 43-vjeçar, i cili kishte ndërruar jetë menjëherë. Dy të plagosurit janë transportuar me shpejtësi për në spitalin e Lush-njës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Policia që mbërriti shpejt në vendin e ngjarjes përcaktoi si shkaqe të aksidentit shpejtësinë e madhe dhe mungesën e ndriçimit të rrugës. Ende pa aguar mirë dita e prem-te, rreth orës 05.30 të mëngjesit, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në të njëjtin aks rrugor. Një veturë me targa greke, ku udhëtonin një çift bashkëshortësh, ka dalë jashtë kontrollit në një rrethrrotullim, duke i marrë jetën gruas. Burimet e policisë së qarkullimit rrugor në qytetin e Lushnjës tregojnë për gazetën "Shqip" se shtetasi grek Ilia Kodujani, 60 vjeç, së bashku me bashkëshorten e tij shqiptare, Ana Çokaj, 38 vjeçe, kanë qenë duke udhëtuar në drejtim të Tiranës. Për shkak të shpejtësisë, shoferi nuk e ka dalluar rrethrrotullimin e Çermës dhe makina ka hyrë mes përmes ishullit të trafi kut e më pas është përplasur me trafi kndarëset prej betoni. Nga përplasja e fortë është aksidentuar mjaft rëndë 38- vjeçarja Ana Çokaj, e cila ka gjetur vdekjen rrugës për në spital, ndërkohë që bashkëshorti i saj ka arritur të mbijetojë pas ndih-mës që i është dhënë nga mjekët. Ekspertët e policisë rrugore arritën në konkluzionin se shkak i aksiden-tit ishte shpejtësia e madhe dhe për këtë arsye u arrestua shtetasi grek Ilia Kodujani, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.