Humbet Bajern dhe Leverkuzen
Mendohej se do ta kalonte lehtë përballjen ndaj Frankfurtit Bajerni i Mynihut por dy gola në fundin e takimit me autor Tsoumou (87’) dhe Fenin (89’) bënë që bavarezët të dilnin të humbur nga kjo përballje. Nuk ka mundur të përfitojë nga ky rezultat Bajer Leverkuzeni i cili humbi në fushën e Borusias së Dortmundit 3-0. Dy gola të Lukas Barrios (50', 60') si dhe një i Dimitar Rangelov (87') i shkaktuan humbjen e dytë për këtë sezon “aspirinave”. Ndërkohë Nurnbergu dhe Hofenhajmi ndanë nga një pikë në barazimin e tyre pa gola. Stutgarti ka vazhduar me lojëra të mira teksa ka fituar ndaj Hanover ndërsa Verder ka kthyer gjithçka, nga 1-2 në 3-2 ndaj Bokumit në fushën e vet duke bërë një hap përpara në renditje.