Në kundërsulm, luan vetë titullar
Duke qenë se në ndeshjen e sotme për Tiranën do të mungojë sulmuesi Arbër Abilaliaj, pritet që në krah të Plakut të aktivizohet që nga minuta e parë pikërisht kapiteni dhe trajneri, Devi Muka. Ky i fundit, edhe pse nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike, ka vendosur që të luajë që nga fillimi. Kjo, pasi duke parë edhe vështirësinë e ndeshjes, Muka nuk mund t’i besonte sulmuesit të ri, Hajdari. Aq më tepër që ndeshja në Vlorë mund të jetë e tensionuar, gjë që një lojtar i ri është e vështirë ta përballojë.