E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përjashtohet arbitri, shiti ndeshje të Europa League



Arbitri ukrainas, Oleh Orekhov është pezulluar përjetësisht nga sporti. Vendimi është marrë nga UEFA. Organi drejtues i futbollit evropian bëri të ditur se Orekhov ka ndikuar në trukimin e rezultatit në ndeshje të Europa Ligës. “Duke u bazuar në informacionet dhe provat e ardhura nga hetimet që ka bërë policia gjermane mbi trukimet e ndeshjeve, kemi vendosur të pezullojmë përjetësisht nga sporti arbitrin Oleh Orekhov, i cili ishte pezulluar më parë me 30 ditë. Gjyqtari ukrainas ka thyer rregullat më të rëndësishme të detyrës së tij, duke manipuluar rezultatin e ndeshjes”, thuhej në deklaratën për shtyp të UEFA-s. Vazhdohet të merren masa të ashpra për ata që gjenden fajtorë për trukim ndeshjesh apo pjesëmarrje në baste ilegale, duke shpresuar që të minimizohet në mënyrë masive ideja për të manipuluar rezultatet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›