E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trofeu dhe divorci trokasin në një ditë



Lajmet e fundit që vijnë nga Hollwood-i, duket se konfirmojnë “mallkimin” e Oskarit. Për një trofe si aktorja më e mirë “kërkohet” një thyerje sentimentale. Mes 12 aktoreve që e kanë fituar këtë trofe, 8 prej tyre janë ndarë nga bashkëshortët. Prej tyre 5 janë ndarë në më pak se një vit nga fitorja e çmimit, mes të cilave edhe Kate Winslet, e cila sapo është ndarë nga Sam Mendes.
Ka anuluar udhëtimin drejt Londrës, ku duhet të merrte pjesë në premierën e filmit “The Blind Side”. I ka dërguar një letër “Warner Bros”, duke u justifikuar “motive të papritura personale”. Sandra Bullock nuk e priste aspak që brenda pak ditëve të kalonte nga lumturia e madhe e fitores së çmimit „Oskar”, tek dëshpërimi pasi zbuloi tradhtitë e mundshme të të shoqit. Vitin e kaluar Jesse James një lidhje me një modele kaliforniane, ndërsa aktorja ishte në Atlanta, pikërisht për të xhiruar filmin “The Bind Side”.
Tradhëtia e burrit të Sandrës është bërë e njohur nga vetë protagonistja, modelia Michelle «Bombshell» McGee, e famshme për fotot provokuese dhe trupin e mbuluar me tatuazhe. Në një intervistë për tabloidin “InTouch”, ka treguar se Jesse James, i kishte premtuar se do të divorcohej. “mendova se ishte një histori serioze dhe nuk do ta kisha nisur kurrë, nëse do ta dija që ishte i martuar”, është shprehur modelja. Një zhgënjim i madh për Bullock. E të mendosh që teksa merrte trofeun, falënderoi e mallëngjyer të shoqin, i cili i kishte mësuar për herë të parë në jetë, çdo të thoshte “të kishe një person që të të mbronte shpatullat”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›