Sara Jessica Parcer - Jam tepër e vjetër për t’u divorcuar
Ajo nuk është aspak Carrie e “Seksit dhe qytetit”. Sigurisht i pëlqen të mbahet, të jetë gjithnjë e kohës, por nuk është e çmendur pas këpucëve, takimeve, apo sindromës së të qenurit gjithnjë “e gatshme dhe argëtuese”. Sara Jessica Parcer është një grua me këmbë në tokë, që njeh vlerat e familjes dhe përpiqet të ruajë jetën e saj bashkëshortore sa më të shëndetshme. Së fundmi aktorja iu shfaq publikut në rolin e Meryl, në filmin “Ku mbetën Morganët”. Përmes saj ajo vë në lojë të gjitha ato gra, rolet e së cilave ka luajtur edhe në filma të tjerë, të dhënë më shumë pas pamjes, se sa thelbit të gjërave. Parcer jep ca këshilla si ta mbash gjatë një lidhje martesore, me gjithë ulje-ngritjet të cilave nuk u shpëton dot.
Mendoni vërtet se martesat mund të shkojnë si në një komedi romantike?
Po, dhe ua them grave, pasi të gjitha martesat mund të kalojnë përmes krizave, aq më shumë nëse ajo zgjat prej shumë vitesh. Rreziku është gjithnjë i pritshëm. Nuk është vetëm tradhtia që të bën të humbasësh dashurinë. Grumbullohen lodhje, zhgënjime, harrohet idealizmi… por, kujdes, nuk është sigurisht për këtë, që dëshirohet ardhja në familje i një fëmije tjetër, si të ishte një mall konsumi. Më tmerron kjo ide dhe fakti që pavarësisht krizës ekonomike, vazhdojmë të mbushim shtëpitë tona me gjëra..
Si mund t’i shpëtojmë kësaj rrjedhe?
Të ndalojmë e të reflektojmë. Sigurisht nuk do të jetë një lojë. Kemi shkuar tepër larg, duam gjithçka dhe menjëherë, kemi harruar gjërat e avashta, rilindjen e guximshme nga të tjera depresione dhe të tjera luftëra. Një herë të kesh qumështin e freskët dhe të pasterizuar në shtëpi ishte një luks, unë e kam jetuar dhe e kujtoj akoma. Në filmin “Ku kanë shkuar Morganët” vë në lojë shumë personazhe që unë vetë kam sjellë në ekranin e madh dhe të vogël. Gra nervoze, të sofistikuara, gjithnjë të gatshme për t’u dukur argëtuese. Të shqetësuara për takimet e tyre, më shumë se çdo gjë tjetër. E vërteta është se nuk ka më hapësirë për romanticizmin: ne të përfshira në qerthullin e jetës private dhe karrierës, ndërsa burrat gjithnjë e më të pa sigurt.
E keni thënë vërtetë, apo me shaka që ju edhe Matthew jeni tepër të vjetër për t’u ndarë?
Me shaka, sigurisht, por ka edhe një bazë vërtetësie edhe në këtë. Vitet dhe eksperiencat e kaluara së bashku të lidhin. Mbrojtja e martesës kërkon njëlloj si nga burrat, ashtu edhe nga gratë. Kohët e rinisë së “sforcuar”, me çdo kusht, të bën të harrosh vlerën e kohës, të zakoneve. Nuk dua të bëj moralisten, filmi është më së shumti ironik dhe argëtues.
Karriera juaj ka shumë fytyra, për cilin film jeni më krenare?
Më ka pëlqyer shumë filmi “Smart people” me Dennis Quaid dhe me të adhurueshmen Ellen Page: e cila do të jetë për një kohë të gjatë protagoniste e skenës. Jam krenare për disa filma të së shkuarës si “State and Main” të David Mamet. E vendosur jo rastësisht në një qytezë të Amerikës së thellë, “Ed Wood” i Tim Burton..., pastaj besoj dhe shumë filma të vegjël televizivë që kam realizuar si “In the Best Interest of the Children”.