Rritet interesi për pasaportat biometrike
Pajisja me pasaportë biometrike është tashmë një kërkesë kryesore për liberalizimin dhe lehtësimin e vizave për shqiptarët. Për ta mundësuar këtë, njësia e aplikimit në Bashkinë e Sarandës realizon tani 35-40 aplikime për pasaportë biometrike në ditë. Duke qenë se marrja e një pasaporte biometrike shoqërohet me lehtësira procedurale në pajisjen me vizë për jashtë vendit, shihet që në qendrën e aplikimit për letërnjoftime elektronike në Bashkinë e Sarandës paraqiten çdo ditë njerëz që u nënshtrohen procedurave. "Vihet re një mirëkuptim nga qytetarët që janë informuar saktësisht se të kesh një pasaportë biometrike, je qytetar i preferuar nga ambasadat dhe konsullata greke në Gjirokastër", u shpreh për "Shqip" drejtorja e Gjendjes Civile në Bashkinë e Sarandës, Rajmonda Zholi. Kjo, sipas saj, është e lidhur me nivelin e lartë të sigurisë që këto pasaporta kanë për pikat e kalimit kufitar dhe ambasadat e konsullatat e huaja.
Më tej Zholi sqaron se qytetari duhet të presë një periudhë njëmujore që nga koha e aplikimit, deri në marrjen në dorë të pasaportës biometrike, e cila dorëzohet në mjediset e komisariatit, për efekte sigurie, por nga një punonjës i firmës "Aleat", që shërben në zyrën e aplikimit, që gjendet në Bashkinë e Sarandës.