Humbet lekët duke pirë në lokal vret veten me armë gjahu në shtëpi
11/05/2005 Me 5 milionë lektë, do të shlyente kredinë në Bankë
DEVOLL – Vret veten një person, i cili humb, në rrethana të pasqaruara ende, 500 mijë lekë (të reja), me të cilat do të shlyente kredinë në bankë. Të hënën, 34-vjeçari nga fshati Rakickë, i rrethit Devoll, kishte qenë në qytetin e Korçës, por me t’u kthyer në shtëpinë e tij, është vetëvrarë me armë gjahu, tip teke, tregojnë të afërmit e tij. Plagët e marra nga çiftja i kanë shkaktuar vdekje të menjëhershme, pa lënë asnjë mundësi për ndërhyrje mjekësore.
Policia e gjendur në vendngjarje, pas marrjes së njoftimit, ka kryer veprimet e para hetimore, por ende nuk ka dalë në një version përfundimtar për vrasjen e 31-vjeçarit. Burime të Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës bëjnë të ditur se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kredia
Bashkëfshatarë të tij, të cilët u shprehën për gazetën “Metropol”, sqaruan se 31-vjeçari Ciko, kishte tërhequr një kredi në bankë për të blerë bagëti. Me këto lekë, ai kishte blerë 100 krerë dhi dhe kishte arritur të punësonte si bari një person nga rrethi i Gramshit.
Ishte mjaft punëtor, thanë fshatarët, njeri i qetë dhe i respektuar. Ishte i martuar dhe kishte tre vajza. Ende nuk kishte arritur të përmirësonte gjendjen e tij ekonomike, pasi përpiqej që së pari të likuidonte kredinë e marrë në bankë.
Pasi kishte mundur të grumbullonte 500 mijë lekë (të reja) ishte nisur në drejtim të Korçës për të shlyer këstin që detyrohej.
Lekët
Nga bashkëfshatarët e viktimës mësohet se 31-vjeçari Fatmir Ciko kishte shkuar në qytetin e Korçës për të shlyer kredinë, që kishte marrë në bankë. Me vete kishte 500 mijë lekë (të reja). Fillimisht, ai është ndalur në qytetin e Bilishtit, ku pasi është takuar me disa të njohur të tij, ka hyrë në lokal për të kthyer një gotë raki. Emrat, me të cilët ka pirë, ende nuk janë bërë të ditur nga policia. Edhe pse është ndalur për një çast të vetëm, Ciko ka kaluar gjatë me të njohurit e tij.
Më pas ka vazhduar udhëtimin për në qytetin e Korçës, ku është ndalur te banka, që kishte marrë kredinë. Ndërsa ka futur dorën në xhep për të paguar, ka konstatuar se me vete nuk kishte asnjë lekë. Që në atë çast, ai është futur në një dëshpërim të thellë mes dilemës nëse e kishte humbur sasinë e lekëve apo ia kishin vjedhur në lokalin ku kishte pirë.
Vetëvrasja
Fatmir Ciko është kthyer në shtëpi mjaft i tronditur, tregojnë të afërm të tij. Ndërkohë i ka treguar bashkëshortes dhe tri vajzave të tij se ai i kishte humbur lekët që duhej të dorëzonte në bankë. Në këtë gjendje dëshpëruese, ai ka marrë armën e gjahut, tip teke, dhe rreth orës 19.00 të së hënës është vetëvrarë, duke i dhënë kështu fund jetës së tij, ndërsa ka lënë tri vajza jetime.
Sipas burimeve të prokurorisë së rrethit po hetohen të gjitha këto rrethana, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e shkaqeve të kësaj vetëvrasjeje.
Vetëvrasjet në Qarkun e Korçës
16 SHKUR 2005
Suhat Spaho, 31 vjeç, banor i fshatit Bitinckë, të rrethit Devoll gjendet i vetëvarur në shtyllën elektrike të tensionit të lartë në afërsi të fshatit Eçmenik.
20 SHKURT 2005
Erjola Elezi, 14 vjeçe, nga fshati Velçan i Pogradecit, gjendet e vetëvarur pas një grindjeje me vëllanë e saj më të vogël.
28 SHKURT 2005
Demir Malollari, 66 vjeç, banor i lagjes nr.17, në Korçë, gjendet i vetëvarur në banesën e tij, pasi vuante nga depresioni.
02 MARS 2005
Alitrije Serjani, 44 vjeçe, nga fshati Çëravë, i rrethit Pogradec, i jep fund jetës, duke pirë një sasi të madhe barnash.
27 MARS 2005
Armand Mitre, 44 vjeç, nga Korça, vetëvritet, duke prerë me thikë damarët e duarve dhe të qafës. Shkaku ishte mungesa e fëmijëve.
05 PRILL 2005
Enelejda Dajko, 14 vjeçe, nga fshati Bregas, i rrethit Korçë vetëvritet në shtëpinë e saj me armë gjahu
11 PRILL 2005
Rushan Kasmallari, 78 vjeç, nga fshati Oçman, i rrethit Pogradec, vetëvritet me një pistoletë tip TT në banesën e tij.
23 PRILL 2005
Çlirim Hoxhalli, 54 vjeç, nga fshati Drithas, i rrethit Korçë gjendet i vetëvarur me litar në haurin e bagëtive.
02 MAJ 2005
Festim Demko, 30 vjeç, nga fshati Panarit, i rrethit të Korçës, gjendet i vetëmbytur në rezervuarin e fshatit pas prishjes fejesës.
03 MAJ 2005
Mirela Trungu, 31 vjeçe, nga fshati Bulgarec, i rrethit Korçë, gjendet e vetëmbytur në lumin Dunavec të këtij rrethi.
05 Maj 2005
Muhamet Hoxhallari, 47 vjeç, nga fshati Moglicë, i rrethit Korçë zhduket për ditë të tëra. Policia mendon se është vetëmbytur në lumin Devoll.