“Protestë, s’na mjafton pensioni 51 mijë lekë”
11/05/2005 Minatorët në Prrenjas
PRRENJAS – Ish-minatorët e minierës së hekur–nikelit në Prrenjas janë hedhur në një protestë kundër qeverisë për rritjen e pensionit. Ata mbijetojnë me 51 mijë lekë (të vjetra) në muaj. Sipas burimeve nga ky qytet mësohet se janë rreth 500 ish- minatorë të hekur-nikelit, të cilët kanë kërkuar ndryshimin e një ligji të vitit 2001, që u jep atyre një pension vetëm prej 5100 lekë (të reja). Ish-minatorët, të cilët kanë marrë prej shumë vitesh pensionin minimal, kanë kërkuar dhe trajtimin e tyre si të gjithë pensionistët e tjerë.
Gjatë një proteste, ku kanë kërkuar vëmendjen e qeverisë për trajtim më të mirë të tyre, ish-minatorët kanë përmendur kushtet e vështira të punës në këto miniera gjatë kohës që ata kanë dhënë kontributin e tyre.
Protestës i janë bashkuar edhe minatorët që punojnë aktualisht në minierë. Protestuesit kërkojnë takim me përfaqësues të lartë të qeverisë, përndryshe ata do të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre. Qyteti i Prrenjasit ka 8500 banorë dhe është një ndër zonat më të varfra në vend.
Mbyllja e minierave i ka lënë pa punë shumicën e banorëve të asaj zone, të cilët nëpërmjet saj mbanin me bukë familjet e tyre. Ndërsa pensioni aktual, sipas tyre, nuk del as për ilaçe.
Një pjesë e mirë e minatorëve, të cilët kanë punuar gjatë kohës së monizmit në këtë minierë vuajnë dukshëm pasojat e punës së rëndë dhe të pambrojtur që kanë kryer.
Ish-minatorët ankohen se kanë kartelat shëndetësore të mbushura me “koleksione” sëmundjesh, të cilat janë mjaft të kushtueshme për t’u shëruar nga xhepat e tyre.