E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbet njërën dorë duke gjuajtur peshk

Ka shkuar të peshkojë në lumin Shkumbin, por është gjymtuar me të njëjtën lëndë eksplozive që do të trulloste peshqit. Një 22- vjeçar ka humbur njërën dorë nga shpërthimi i dinamitit. Burime të policisë së Komisariatit të Librazhdit bëjnë të ditur se Ermir Alla, me banim në fshatin Kuturman të Rrethit të Librazhdit, ka qenë duke gjuajtur peshk me dinamit në përroin e Rrapunit, degëzim i lumit Shkumbin dhe në kohën që ka tentuar të hedhë lëndë eksplozive për të vrarë peshqit, dinamiti i ka shpërthyer, duke i prerë dorën e djathtë. Menjëherë peshkatari amator është dërguar për në spitalin e Librazhdit, por për shkak të hemorragjisë së madhe është transportuar me urgjencë për në spitalin kirurgjikal të Elbasanit. Mjekët deklarojnë se 22-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe aktualisht ndodhet në dhomën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve, të cilët pohojnë se jeta e tij është jashtë çdo rreziku.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›