E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia merr në mbrojtje nënën 71-vjeçare që e rrihte djali

Komisariati Nr. 1 pardje, më datë 11.05.2009, pas verifikimit të të gjithë të dhënave, vendosi të marrë në mbrojtje të moshuarën 71-vjeçare Vaje Petrela, banuese në Tiranë, sepse djali i saj, Fatmiri 34 vjeç, me arsim 8 klasë, ka ushtruar sistematikisht dhunë fizike ndaj saj. Bazuar në ligjin Nr. 9669, dt. 18.12.2006, materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Tiranë dhe biri dhunues rrezikon dënim me burg. Po të njëjtën ditë uniformat blu të Komisariatit Nr. 4 në kryeqytet, plotësuan kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin Jaho Ismail Muzhaqi, 53 vjeç, banues në Tiranë. Muzhaqi ka kërkuar mbrojtje nga policia, sepse vëllai i tij, Bashkim Ismail Muzhaqi vetëm 3 vjet më i madh në moshë, 56 vjeç, me arsim 12 klasë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Bazuar në ligjin nr. 9669, dt. 18.12.2006, policia ia ka kaluar materialet Gjykatës së Rrethit Tiranë, e cila do vendosë për gjobë, por edhe dënim me burg.
Ndërkohë, në Komisariatin Nr. 5 po në Tiranë, në të njëjtën ditë u lëshua urdhri i mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.E., 19 vjeçe, banuese në Tiranë. Sipas pretendimeve të 19-vjeçares në kërkesë-padinë që ka bërë në polici, babai i saj, Shefqet Egra, 50 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në shumë raste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›