Laç, arrestohen dy vëllezër kërcënuan priftin
Autori i Lajmit: red.
Përfundojnë në pranga dy vëllezërit që prishën meshën fetare në kishën e Laçit dy ditë më parë dhe kërcënuan priftin Mikel Pllumbaj në prani të dhjetëra besimtarëve dhe pelegrinëve, duke shkaktuar një kaos të vërtetë. Burime nga policia bënë të ditur se dy vëllezërit Artit dhe Ylli Vlashi përkatësisht 31 dhe 29 vjeç, të cilët janë edhe nipër të kreut të Bashkisë së Laçit, Luigj Isufi u arrestuan nga policia e këtij qyteti me akuzën e kanosjes së priftit Pllumbaj për shkak të detyrës, duke penguar veprimtarinë fetare. Sipas të njëjtave burime mësohet se për vetë famullitarin Padër Mikel Pllumbaj, konflikti është i vjetër dhe nuk ka për qëllim vetëm kërcënimin e tij si person, por marrjen e territoreve të kishës si shkak i një çështjeje pronësie të pazgjidhur prej vitesh. Madje sipas tij në vitet e kaluara njëri prej meshtarëve është qëlluar edhe me armë. Famullitari i kësaj kishe nga më të shënuarat në Ballkan ka bërë përgjegjës pushtetin vendor si dhe politikën që prej vitesh e kanë vënë në përballje të shëmtuar kishën me persona që në vend që ta respektojnë atë e dhunojnë në mënyrë të papërgjegjshme.
Ky lajm është publikuar: 26/02/2009