Të dënurit “VIP” në klasën e parë
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Drejtoria e Burgjeve
Nisin klasën e parë 44 të dënuar në burgun e Peqinit. Mes „nxënësve“ që kanë marrë në dorë abetaren, janë regjistruar të dënuar për vepra të ndryshme penale, nga krimet e rënda dhe deri te vjedhjet. Burime zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë të ditur se është gati hapja e shkollave 9-vjeçare edhe në 4 institucione të tjera të vuajtjes së dënimit, në Rrogozhinë, Korçë, Burrel dhe Fushë-Krujë.
Të dënuarit
Të dënuar “VIP”, që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit kanë nisur shkollën. Klasat janë organizuar në qelitë e burgut, ndërsa të dënuarit që kanë nisur mësimin janë 44. Mësohet se të burgosurit kanë nisur klasën e parë me mësues të caktuar nga Ministria e Arsimit, të cilët u mësojnë të izoluarve shkrim e lexim. Lista emërore personave që kanë nisur studimet nuk bëhet e ditur për arsye etike, por mësohet se mes tyre ka “nxënës” të njohur nga bota e krimit. Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po vazhdon bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit për fillimin e procesit mësimor edhe në katër institucione të tjera: IEVP Burrel ku kanë shprehur dëshirën për t u arsimuar 13 persona; Fushë-Krujë, 34 persona; Rrogozhinë, 18 persona dhe Korçë, 31 persona.
Burgjet
Në vendin tonë ndodhen 20 institucione penitenciare me një kapacitet për 4480 persona. Problemi kryesor për institucionet e vuajtjes së dënimit është mbipopullimi në burgje. Aktualisht, në vendin tonë ndodhen rreth 5040 persona të dënuar dhe akuzuar për krime të ndryshme. Shifra mesatare e mbipopullimit është rreth 520, kjo varion nga hyrjet edhe lirimet e personave. Për të ulur mbipopullimin në institucionet penale me financim të Komisionit Evropian dhe Qeverisë Shqiptare gjatë vitit 2008 janë hapur 4 institucione të reja. Me financim të Bashkimit Evropian janë hapur tre institucione të reja penitenciare në Vlorë (kapaciteti 115 persona), Fushë-Krujë (kapaciteti 350 persona) dhe Korçë (kapaciteti 350 persona), me një vlerë totale prej 13.3 milionë euro.
Punësim dhe sigurime për të dënuarit
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në kuadër të trajtimit dhe respektimit të të drejtave të personave me liri të kufizuar mbetet punësimi i të dënuarve dhe përfshirja e tyre në sigurimet shoqërore. Rregullorja në fuqi e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nuk zgjidh problemin e punësimit të të dënuarve. Rregullorja e re e Përgjithshme e Burgjeve, e cila është dërguar për miratim në Ministrinë e Drejtësisë, rregullon këtë marrëdhënie. Janë përcaktuar në detaje vendet e punës që punësohen të dënuarit dhe paraburgosurit, si dhe përfshirjen e tyre në sigurimet shoqërore dhe çdo lloj përfitimi që ka një qytetar i lirë i punësuar. Gjithsesi, kërkohet një angazhim tepër serioz nga të gjitha institucionet përkatëse për realizimin me sukses të këtij projekti.
Ky lajm është publikuar: 03/03/2009