E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbi pronën, masakron topografin

 

BERAT - Humbet gjyqin për një pronë, masakron me grushte topografin e komunës. Ngjarja ndodhi në fshatin Bilç të komunës Velabisht në Berat. Sipas policisë, Ylli Kërkuta, 41 vjeç pas një grindjeje me topografin e komunës, A.K, 40 vjeç, e ka goditur këtë të fundit me grushte duke i shkaktuar disa fraktura. Pas denoncimit të bërë nga viktima, policia e Beratit bëri arrestimin e Kërtukës. Mësohet se ngjarja kishte motive pronësisë. Sherri ka nisur në momentin kur kishte përfunduar një seancë në Gjykatën e Beratit. I irrituar nga ky proces gjyqësor që nuk e fitoi, 41 -vjeçari ka goditur me grushte në fytyrë topografin. Pas kallëzimit, blutë ndaluan autorin e ngjarjes. Sipas policisë, Ylli Kërkuta ka konsumuar veprën penale të "Goditjes për shkak të detyrës". Mësohet se i plagosuri ka marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është pyetur nga policia, nga ku ka rrëfyer edhe skemën e kësaj ngjarjeje.                    d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›