Premtimi i Topit: Do e ndihmoj futbollin
• Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka premtuar se do të bëjë gjithçka mundet që të rikthejë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Jetmir Halilaj
Gjatë takimit të djeshëm me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Topi ka siguruar drejtuesit e FSHF-së se do të bëjë çdo përpjekje brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë institucionale dhe thelbësore. Kreu i shtetit theksoi se si President i Republikës e ka ndjekur me mjaft vëmendjen çështjen e pezullimit nga garat ndërkombëtare të Kombëtares sonë të futbollit jo vetëm për shkak të detyrimeve institucionale, por edhe të interesimit personal për sportin, veçanërisht për futbollin, duke vënë në dukje se sporti ka një mision të jashtëzakonshëm dhe se pjesëmarrja e ekipeve kombëtare në garat ndërkombëtare është një përfaqësim tepër i rëndësishëm dhe një rol prej ambasadori të vërtetë në promovimin e vlerave të Shqipërisë në Evropë e kudo në botë. Burime pranë drejtuesve të FSHF-së kanë bërë të ditur se presidenti Topi iu ka lënë të kuptohet se me çështjen e futbollit shqiptar do të impenjohet maksimalisht pas Samitit të NATO-s në Bukuresht, më 4 prill, ku Shqipëria pritet të marrë një ftesë për anëtarësim. Padyshim, që kjo është një ngjarje historike për vendin tonë dhe vëmendja e drejtuesve të lartë të shtetit është fokusuar aty. Megjithatë mësohet se Presidenti Topi ka bërë të qartë se menjëherë pas këtij evenimenti, do të impenjohet maksimalisht për të zgjidhur krizën aktuale në futbollin shqiptar. I kënaqur nga takimi i djeshëm me presidentin e Shqipërisë ka mbetur edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, i cili tha se kishte marrë premtimin e Topit se ky i fundit do të ndihmonte në zgjidhjen e krizës. “Dua ta falënderoj Presidentin e Republikës që u takua me ne dhe që po bëhet pjesë e zgjidhjes së këtij problemi, - u shpreh Duka. – Në takimin e sotëm (djeshëm) ne diskutuam rreth çështjes së pezullimit të Shqipërisë nga FIFA dhe UEFA. Jemi munduar ta informojmë më në detaje kreun e vendit. Kemi marrë një garanci nga presidenti se, ai do të përdorë gjithë autoritetin e tij për të kontribuar maksimalisht në rikthimin e Shqipërisë në FIFA”. Krerët e Federatës Shqiptare të Futbollit i dhuruan presidentit Topi një bluzë të Kombëtares shqiptare me numrin 10, ashtu siç bënë edhe me kreun aktual të UEFA-s, Mishel Platini, (atëherë jo president) gjatë inaugurimit të kompleksit stërvitor në Kamzë.
Tifozët kërkuan Bogdanin
Trajneri i Livornos, Xhankarlo Kamoleze, është kontestuar ashpër nga tifozët e skuadrës së tij për mosaktivizimin e Erjon Bogdanit në barazimin 0-0 me Sienën. Disa minuta para se të përfundonte takimi, i gjithë stadiumi ka filluar të thërrasë emrin e sulmuesit shqiptar në shenjë proteste, por tekniku i Livornos nuk është tërhequr, duke vendosur ta lërë deri në fund të ndeshjes në stol Bogdanin. “Siena është një skuadër e rrezikshme dhe mund të të ndëshkojë në çdo moment, ndaj edhe ne u treguam të kujdesshëm. Bogdani? Nuk merrem me atë çka thonë tifozët. Ata kanë punën e tyre dhe unë kam timen”, qe komenti i trajnerit për “goal.com”.
Cana, bamirësi për fëmijët
Të shtunën, më 6 prill, do të luhet edhe ndeshja e sezonit për Marsejën, ajo kundër kampionëve të Francës, Olimpikut të Lionit, që kryeson edhe kampionatin. Në këtë ndeshje do të realizohet iniciativa humanitare e Lorik Canës, ku nga çdo biletë e shitur (priten 50 mijë të tilla), kapiteni i Marsejës në marrëveshje edhe me drejtuesit e klubit do të marrë 1 euro për ta nisur më pas në Shqipëri, në ndihmë të fëmijëve të varfër shqiptarë. Ndërkaq, mesfushori i përfaqësueses shqiptare dhe njëkohësisht kapiten i Marsejës ka thënë se ndihet shumë i kënaqur për fitoren e marsejezëve 2-1 në transfertë kundër Soshosë të dielën.
Blater
Presidenti i FIFA-s, Jozef Blater, deklaroi disa ditë më parë se mënyra e vetme që Shqipëria të rikthehet në arenën ndërkombëtare është që MTKRS të plotësojë kërkesat e FIFA-s. “Ne nuk kishim për qëllim që t’iu përjashtonim, madje na vjen keq që gjërat shkuan kështu, por ne kërkojmë që të respektohen rregullat tona”, tha disa ditë më parë numri 1 i shtëpisë botërore të futbollit.