E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis puna për urat e aksit Kukës-Morin

Rruga e kombit

Në segmentin e autostradës Kukës-Morin pritet të nisë puna për dublimin e 7 urave të mëdha. Në Rexhepaj është ngritur kantieri i kompanisë J-V (SCT sllovene dhe VEGA nga Shkodra), ndërsa te këmbët e urës së madhe kanë nisur shpimet për urën tjetër. Në kantier, në studiot e projektimit, të gjitha skicave po u jepet dora e fundit. Drejtuesi i punimeve, inxhinieri Kujtim Batoçi, tregon se që nga viti i shkuar kur është nënshkruar kontrata, kompanisë i është dashur të bëjë disa ndryshime me mënyrën e vendosjes së këmbëve të urës. “është dashur të ndryshohen detaje themelore të projektit të urave, për këmbët kryesisht, pasi për të mos rrezikuar urat e mëdha të krahut të sipërm nuk mund të bëhen gërmime, por do të bëhen themele me fileta shpimi”, thotë inxhinieri, duke shtuar se ky ndryshim i ka kushtuar mjaft kompanisë, duke iu referuar edhe elementit kohë. Sipas kontratës, punimet duhet të nisnin në fillim të korrikut të vitit 2009 dhe duhet të përfundonin në dhjetor të vitit 2010. Por inxhinieri Agron Shehu, i cili është përfaqësues i kompanisë IKL, shpjegon se vonesa në ngritjen e urave referuar kontratës lidhet me procedurat e zakonshme të ngritjes së kantierit, të rishikimit të projektit për këmbët e urave etj., dhe, sipas tij, nuk ka asnjë vonesë në këtë mes. Ndërkaq, kriza financiare ka pasur efektet e veta. “është e pamundur që puna jonë të mendohet jashtë ndikimit të krizës, por e rëndësishme është që tashmë kemi filluar dhe shpresojmë të kapim kohën e humbur”, tha një inxhinier i kompanisë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›