E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitjet e tokës izolojnë 30 familje

Mirditë

Mbi tridhjetë banesa kanë mbetur të izoluara në fshatin Kullagji të rrethit të Mirditës. Rrëshqitjet e dherave kanë dëmtuar plotësisht rrugën që lidh fshatin me zonën përreth. Ndonëse ka më shumë se 25 ditë që banorët janë izoluar nga komuna dhe fshatrat e tjerë, deri tani nuk është marrë asnjë masë nga ana e pushtetit vendor apo edhe instancave të tjera për t’u ardhur në ndihmë. Madje as shtabi i emergjencës civile nuk ka vajtur për të vlerësuar dëmet, ndërsa rrezikohen të dëmtohen edhe banesa të tjera. Ndërkohë furnizimet me ushqime banorët i bëjnë me krahë ose me kafshë pune. Dëmtimi i rrugës ka bllokuar plotësisht qarkullimin normal të banorëve të këtij fshati, ndërsa nuk dihet se kur do të merren masat për normalizimin e situatës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›