Huntelar, Reali "jo" huazimit 1-vjeçar
Biseda e parë ndërmjet Milanit dhe Realit për sulmuesin Klas-Jan Huntelar nuk ka sjellë zhvillime pozitive për klubin italian. Galiani është takuar me Perez në jahtin e presidentit madrilen, dhe ka marrë një "jo" të bindur si përgjigje, pas kërkesës për huazimin 1-vjeçar të holandezit. Në anën tjetër, kuqezinjtë nuk duan të shpenzojnë më shumë se 12-13 milionë euro për kartonin e Huntelar, ndërkohë që një ofertë më e lartë është paraqitur nga Shtutgarti. Gjermanët i kanë propozuar Realit transferimin për 15 milionë euro, shifër që cilësohet e përshtatshme nga Perez. Megjithatë, lojtari nuk e pëlqen destinacionin, pasi kërkon vetëm skuadra të mëdha. Kjo është arsyeja përse më parë ai ka refuzuar edhe Lionin. Galiani dhe Perez janë ndarë me një shtrëngim duarsh, duke e lënë të hapur bisedën.