Husi: Integrimi i Shqipërisë në NATO dhe në BE është përparësi kombëtare e qeverisë shqiptare
Me datë 13 tetor 2007, u zhvillua në Split të Kroacisë takimi Adriatik-Balltik-Atlantik, midis Ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes së vendeve të Kartës së Adriatikut dhe vendeve të Kartë së Balltikut, Letonisë, Estonisë, dhe Lituanisë, si dhe një delegacion i SHBA i perfaqësuar nga znj. Rosmary Di Carlo, Zevendës Asistente e Sekretares së Shtetit të SHBA. Në takim merrnin pjesë edhe Mali i Zi, Bosnja-Hercegovina dhe Serbia si vende pjesëmarrëse në nismën e Partneritet për Paqe të NATO-s .
Qeveria shqitare u përfaqësua në këtë takim nga Ministri i Mbrojtjes, z. Fatmir Mediu dhe Koordinatori Kombëtar për ccështjet me NATO-n, pranë Kryeministrit, z.Glori Husi. Takimi kishte si temë kryesore integrimin e vendeve të A3 në NATO, por edhe ccështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin dhe sigurinë në rajon.
Gjatë takimit pjesëmarrësit diskutuan dhe shkëmbyen mendime mbi punën dhe përpjekjet e vendeve të A3 për të marrë ftesën për anëtarësim në NATO. Përfaqësuesit e vendeve të Kartës së Balltikut shprehën përkrahjen e vendeve të tyre për integrimin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë në Aleancë dhe ndanë me përfaqësuesit e vendeve të A3 përvojën e tyre në këtë drejtim.
Në takim e mori fjalën dhe Koordinatori Kombëtar për ccështjet me NATO-n, Z.Glori Husi, i cili ndër të tjera theksoi se integrimi i Shqipërisë në NATO dhe në BE është dhe mbetet përparësi kombëtare dhe një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Republikës së Shqipërisë.
Koordinatori Kombetar theksoi se Shqipëria është një vend që prodhon siguri në rajon dhe më gjerë. Në aspektin e brendshëm, Shqipëria prodhon siguri përmes konsolidimit të vazhdueshëm të demokracisë, institucioneve të saj dhe shtetit të së drejtës, luftës me zero tolerancë kundër krimit, trafiqeve dhe korrupsionit, zhvillimit të shpejtë e të qëndrueshëm ekonomik. Në aspektin e jashtëm, Shqipëria prodhon siguri me politikën e saj konstruktive dhe të moderuar në rajon, përmes marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe përmes integrimit në NATO dhe BE si dhe marrëdhënieve të ngushta e luajale që ajo ka ndërtuar me NATO-n në keto 15 vite.
Më tej z.Husi bëri një ekspoze të arritjeve dhe rezultateve të reformave të qeverisë gjatë këtyre dy viteve, në veccanti të reformave që lidhen me integrimin e Shqipërisë në NATO.
Në takim u diskutua edhe mbi ccështjen e statusit të Kosovës. Koordinatori Kombëtar theksoi se Shqipëria mbështet planin Ahtisaari, dhe përpjekjet e Troikës për statusin final. “Shqipëria beson se projekti i presidentit Ahtisari garanton standartet më të larta të të drejtave dhe lirive të minoriteteve në Kosovë dhe respekton plotësisht vullnetin e shumicës dërrmuese të popullit të Kosovës për pavarësi, si kusht themelor për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe në rajon” – mbylli fjalën e tij Koordinatori Kombëtar.