E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha pret Ambasadorin Gert Ahrens

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Ambasadorin Gert Ahrens. Gjatë këtij takimi Kryeministri Berisha dhe Ambasadori Ahrens diskutuan mbi zhvillimet në Shqipëri dhe në rajon.

Ambasadori Ahrens ndodhet në Shqipëri në kuadër të përkthimit në gjuhën shqipe dhe të promovimit të librit të tij mbi zhvillimet në Ballkan, dhe eksperiencën e gjatë të tij në misionin diplomatik në rajon.

Duke u ndalur veçanërisht në çështjen e statusit të Kosovës, Kryeministri Berisha dhe Ambasadori Ahrens ndanë të njëjtin mendim se zgjidhja sa më shpejt e statusit të Kosovës ndikon në stabilitetin e rajonit.

Ata theksuan se plani Ahtisaari për statusin e Kosovës është zgjidhja më e mirë, pasi respekton vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi, por nga ana tjetër i jep minoritetit serb në Kosovë të drejta të standardeve më të larta.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›