E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çifti kryeministror, në Mëngjesin e Lutjeve



Me ftesë të Komitetit Kongresional, që përbëhet nga 36 senatorë dhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe nga anëtarët e Kongresit, Vernon J. Ehlers dhe Heath Shuler, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, së bashku me bashkëshorten, u nisën dje për të marrë pjesë në Mëngjesin e 57-të Kombëtar të Lutjeve. Kjo ceremoni do të mbahet ditën e enjte, më datë 5 shkurt në Uashington D.C. Në këtë mëngjes kombëtar lutjesh marrin pjesë kongresmenë, senatorë, drejtues të Kongresit dhe administratës së Presidentit Barack Obama, si dhe liderë dhe të ftuar nga 160 vende të botës. Pjesëmarrësit në këtë ceremoni do t'i luten Zotit për të forcuar marrëdhëniet dhe për të çuar më tej frymën e bashkëpunimit dhe shpirtit të miqësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›