E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyka, në stol te Mainci

 

Asnjë futbollist shqiptar nuk është aktivizuar në pesë ndeshjet e javës së parë të Bundesligës gjermane që u zhvilluan dje. Talenti kuqezi, Jahmir Hyka ka qëndruar në stol gjatë gjithë kohës, në takimin që Mainci i tij barazoi 2-2 ndaj Leverkusenit. Megjithëse u ndërrua trajneri në këtë skuadër, mesfushori shqiptar vazhdon ta ketë problem të sigurojë një vend titullari. Ndërkaq, kapiteni i Shqipërisë, Altin Lala nuk ka mundur të luajë në takimin që Hanoveri i tij humbi 1-0 ndaj Hertës. Edhe mesfushori Valdet Rama që është pjesë e Hanoverit nuk luajti në takimin e djeshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›