Kapllani debuton me Augsburgun
Edmond Kapllani pritet të debutojë sot zyrtarisht me fanellën e skuadrës së Augsburgut. Skuadra e tij do të luajë sot javën e parë të Bundesligës 2, kundër Kotbusit, ish-skuadrës së Ervin Skelës dhe pritet që sulmuesi durrsak të luajë të paktën një pjesë loje. Lojtari gëzon një formë të mirë dhe sipas formacioneve paraprake të publikuara dje nga media gjermane, futbollisti shqiptar figuronte në listën e lojtarëve që do ta nisnin si titullarë ndeshjen ndaj Kotbusit.