E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn në fuqi ligji për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë



Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar dje ligjin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Ky ligj u miratua vetëm me votat e maxhorancës pak kohë më parë në Kuvend dhe synon zgjatjen e afatit të dëmshpërblimit deri më 1 korrik të këtij viti. Po kështu ky ligj parashikon edhe zgjerimin e kategorive që përfitojnë dëmshpërblim. Përveç familjarëve, bashkëshortes dhe fëmijëve, nga ky projektligj përfitojnë dëmshpërblim motrat, vëllezërit, nipërit dhe mbesat e ish-të dënuarit politik, në rastet kur ky i fundit nuk ka qenë i martuar.
Gjatë ditës së djeshme Presidenti Topi ka dekretuar dhe disa ligje të tjera siç janë: “Për një ndryshim dhe një shtesë në Ligjin nr. 9228, datë 29.04.2004 ‘Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare’, të ndryshuar dhe ‘Për administratën detare të Republikës së Shqipëris뒔.

18 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›