Hyn në fuqi përjashtimi 3 muaj nga sigurimet, bizneset: Nuk mjafton
Qeveria është tërhequr nga vendimi i parë për të përjashtuar nga sigurimet shoqërore 1 muaj punonjësit e bizneseve të tekstileve, duke e shtyrë në tre muaj. Vendimi ka hyrë në fuqi dy ditë më parë dhe parashikonte të gëzonte biznesin "fason", por në fakt ka ndodhur e kundërta. Duke folur për "Shqip", zyra e bizneseve që punojnë me material porositës, e cilëson aspak serioze përjashtimi nga taksa e sigurimeve për tre muaj, kur kërkesa ishte për të paktën 6 muaj. "Propozimi ynë i kahershëm ishte që për të punësuarit e rinj të mos paguheshin taksa të sigurimeve shoqërore njëlloj me punëtorin tjetër që ka eksperiencë. Kërkesa jonë ishte për mospagim të taksës nga 6 muaj deri në 1 vit, në varësi të subjektit", deklaroi Dhoma e Prodhuesve të Veshjeve.
Situata mes këtij biznesi dhe qeverisë ka kohë që është acaruar, pasi palët nuk po gjejnë një zgjidhje.
Me kohë sektori fasonist i kërkon qeverisë përjashtimin deri në 50% të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë të punësuarit në këtë sektor për periudhën e krizës. Këto kontribute të paguhen nga qeveria, si mbështetje për sektorin në kushtet e krizës aktuale që ka sjellë mungesë të aftësisë paguese, ulje të prodhimtarisë nga mungesa e kontratave të reja të partnerëve evropianë, rrezikim për mbyllje të një numri të konsiderueshëm të ndërmarrjeve të këtij sektori.
Në shkallë vendi, numërohen më shumë se 400 subjekte private, që punojnë me fason, prej të cilave, rreth 300 janë të përfshira në sistemin e kompjuterizimit të shërbimit doganor ASICUDA, dhe që qarkullojnë rreth 4 miliardë lekë si xhiro ekonomike. Vetëm në Tiranë numërohen afro 160 biznese prodhuese me fason, me një xhiro ekonomike prej rreth 1.2 miliardë lekë. Industritë e fasonit dhe të lëkurë-këpucëve zënë në total 54% të eksporteve shqiptare, si dhe rreth 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vend. E gjithë industria është e organizuar me material porositësi (fason), me drejtim tregjet e huaja. Rreth 70% e këtij prodhimi shkon në tregjet e Italisë dhe Greqisë, si dhe në disa vende të BE-së, kryesisht Gjermani, Austri etj.