E Diel, 1 Nëntor 2026

I 14-ti i eurove false, gjykata: Burg pa afat



TIRANE - Gjykata e Tiranës vendosi dje masën e sigurisë "arrest me burg" deri në përfundim të hetimeve për personin e 14-të të arrestuar pak ditë më parë me akuzën e falsifikimit dhe shpërndarjes së kartëmonedhave të euros. Hazir Maçi akuzohet se është anëtari i 14-të i grupit prej 13 personash që u arrestua nga policia gjatë aksionit të koduar me emrin "Graniti" gjatë të cilit u bllokuan 73 mijë euro të falsifikuara. Kapja e eurove është bërë në momentin e shitjes së tyre në afërsi të stadiumit "Qemal Stafa" në Tiranë. Njëri nga të arrestuarit, Petrit Marku mësohet se ka në pronësi një lokal në këtë zonë. Pikërisht në këtë lokal mësohet se mbaheshin eurot false pasi vinin nga Maqedonia. Petrit Marku merrte porositë nga personat që donin të blinin euro dhe më pas porosiste anëtarët e tjerë të grupit që të shkonin t'i merrnin tek lokali dhe t'ia dorëzonin personave të interesuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›