Vrau hasmin,ekstradohet i dënuari me 23- vjet burg
TIRANE - Interpol Tirana ka ekstraduar dje nga Milano e Italisë, një 50-vjeçar të dënuar me 23- vjet burg me akuzën e vrasjes për gjakmarrje. I shpallur në kërkim që prej vitit 2004, Besim Doku i është dorëzuar dje në Rinas autoriteteve të Drejtorisë së Burgjeve, për të vuajtur dënimin e marrë në mungesë për vrasje. Sipas burimeve nga policia Doku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranë, më 25 qershor 2004, e ka dënuar me 23 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "vrasjes me paramendim në bashkëpunim, e mbetur në tentativë". Besim Doku, më 19 maj të vitit 1997, tek "Bregu i Lumit" në Tiranë, ka vrarë me armë zjarri për motive hasmërie Ilmi Cukën dhe ka plagosur vëllain e tij D. Cuka. Pas shpalljes në kërkim Doku u arrestua në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, në vitin 2001. Ditën e djeshme është bërë ekzekutimi i vendimit të dhënë në mungesë nga gjykata.