E Shtunë, 31 Tetor 2026

I alkoolizuari tenton vetëvrasjen në Tiranë



TIRANE - Një 56-vjeçar ka tentuar për të katërtën herë radhazi që t'i japë fund jetës, duke pirë pesticide dhe lëndë kimike helmuese. Ashtu si edhe herët e tjera, familjarët e kanë shpëtuar nga vdekja, duke e dërguar në kohë në Pavionin e Toksikologjisë së Spitalit Ushtarak. Ngjarja ka ndodhur në Kombinat të Tiranës dhe policia është informuar nga spitali për një person që dyshohej se ishte vetëhelmuar, por kishte arritur t'i shpëtojë vdekjes për herë të katërt. Burime nga policia thanë se i vetëhelmuari është Xhevdet Haxhiu, 56 vjeç dhe që sipas mjekëve në spital ishte shtruar edhe herë të tjera si i alkoolizuar, duke përjashtuar 3 rastet e mëparshme të vetëhelmimit me pesticide. Familjarët e Haxhiut kanë treguar për policinë se ata kanë parandaluar tentativën e tij për të pirë pesticide, edhe në shumë raste të tjera. Sipas tyre, ai konsumon gjatë gjithë kohës pije alkoolike dhe sa herë që është në gjendje të dehur tenton vetëhelmimin, duke u nisur nga kushtet e vështira ekonomike. Herët e fundit ai ka qenë duke pire më dhëndrin e tij dhe sapo është ndarë nga ai ka pirë pesticidet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›