Maskat grabisin me armë kosovarët
Shtatë persona të maskuar e të armatosur terrorizojnë e grabisin turistët kosovarë në aksin Fushë Arrëz-Kukës.
PUKE/ RIDVAN DIBRA
Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm, rreth orës 05:30, kur një grup turistësh po kthehej nga bregdeti i Durrësin me një karvan makinash. Në vendin e quajtur Shënmri, makina e katërt e këtij karvani është ndaluar dhe personat, që gjendeshin në mjet u grabitën dhunshëm. Ky është rasti i parë që në këtë sezon turistik, maskat grabisin në rrugë turistët kosovarë. Sipas dëshmisë së dhënë në polici nga të dëmtuarit, ata ishin një grup i madh miqsh dhe familjarësh, të cilët kishin mbaruar pushimet në bregdetin e Durrësit dhe po ktheheshin në Kosovë. Të katër makinat me të cilat po udhëtonin ishin me targa të Kosovës. Personat, që sipas policisë ishin shtatë, i kanë zënë pritë mjetit të fundit sapo kanë kaluar Qafë Malin, dhe nën kërcënimin e armëve, drejtuesi i saj është detyruar të ndalojë. Personat e maskuar dhe të armatosur me automatikë dhe pistoleta u kanë grabitur turistëve kosovarë gjithçka kishin me vete, duke përfshirë paratë, bizhuteritë, telefonat si dhe sende të tjera personale me vlerë. Ndërsa është zhvilluar gjithë kjo ngjarje, mjetet e tjera, të cilat ishin para tyre, janë informuar më vonë për gjithçka kishte ndodhur, pa pasur mundësi të vepronin në ndihmë të bashkudhëtarëve të tyre. Të traumatizuar nga gjithçka u kishte ndodhur me armë tek koka, pushuesit kosovarë kanë bërë denoncimin në Komisariatin e Pukës. Ata rrëfyen se kishin qenë shtatë persona, të cilët i kishin grabitur dhunshëm me armë. Pas denoncimit, ata vijuan rrugën për në Kosovë, ndërsa policia e Kukësit, Pukës, madje edhe ajo e Shkodrës organizuan menjëherë punën për identifikimin e kapjen së autorëve të kësaj grabitjeje. Burime nga policia bënë të ditur se në Komisariatin e Pukës janë shoqëruar pesë persona të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje. Policia u bën thirrje të gjithë turistëve të vijojnë udhëtimet e tyre pa frikë, pasi janë marrë masa që gjatë këtij sezoni veror, pushuesit kosovarë të vijnë në Shqipëri pa pësuar asnjë incident të kësaj natyre përgjatë rrugës.